Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KIM MEHMETI/Ja pse nuk dolën masivisht në protestë shqiptarët

17/05/2015
KIM MEHMETI/Ja pse nuk dolën masivisht në protestë shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Pa dyshim se protestat e sotme janë më të mëdhatë antiqeveritare që ndonjëherë janë organizuar në Shkup. Pastaj ato janë mbase edhe të vetmet ku shihen të valëviten flamuj të të gjitha etniteteve që jetojnë në këtë shtet, e ku nuk mungojnë as flamujt kombëtarë shqiptarë! Por askush nuk mund ta përcaktojë numrin e protestuesve sipas përkatësisë etnike. Aq më shumë kur në protestat e organizuara në Maqedoni, asnjëherë nuk mund të mbështetesh as në numrin e flamujve, ngaqë kurrë nuk mund të jesh i sigurt se cilët janë flamujbartësitë. Gjë që ka ndodhur shpesh në protestat që i kanë organizuar shqiptarët e këtushëm, të cilave u janë bashkëngjiten edhe flamujbartës të paftuar, për të cilët është thënë publikisht se ishin të deleguar të policisë sekrete maqedonase, e madje edhe të partive të këtushme shqiptare, të partive që i shërbyen dhe e mbajtën gjallë regjimin DPMNE-BDI edhe duke i deklasuar rrejshëm protestat shqiptare me petkun jokombëtarë! Gjë që i çoi shqiptarët e Maqedonisë edhe të kenë frikë të organizojnë protesta, ngaqë gjithmonë dikush ‘delegonte’ në protestat e tyre protestues që valëvisin flamuj që nuk kishin asgjë të përbashkët me kuq e zinë tonë kombëtare!

Pra, protestat antiqeveritare në Shkup, pa dyshim se janë shumetnike. Dhe nuk ka dyshim se në to marrin pjesë edhe shumë shqiptarë. Por të gjithë pajtohen se numri i shqiptarëve nuk është ai që mund të ishte dhe ai që të gjithë e prisnin. Arsyet mund të jenë të shumta. Mbase më kryesorja është mospublikimi i bisedave të përgjuara telefonike, që me aq padurim ata i prisnin, e që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe likuidimin e figurës emblematike të ish UÇK-së, Harun Aliut. Kryetari i opozitës maqedonase ka thënë se ato do i shpalosë në moment e rrethana të përshtatshme. Gjë e cila i la shqiptarët e këtushëm me hapin në ajër dhe i çoi, mbase edhe pa të drejtë, të dyshojnë se mos vallë edhe kryetari i sotëm i opozitës maqedonase, njësoj si gjithë drejtuesit e deritanishëm maqedonas të shtetit, i kursen kryesuesit e BDI-së e të PDH-së dhe i ruan për të ardhmen e vet politike, i bindur se edhe atij, kur të vijë nesër në pushtet, më mirë i bie të bashkëpunojë me shqiptarë të korruptuar e bandit partiak, se sa me të pastër e të ndërgjegjshëm që as shiten e as nënshtrohen. Ku ta dish, mbase shqiptarët e këtushëm nuk dolën masovisht në protesta edhe për një arsye tjetër: maqedonasit etnik asnjëherë gjerë më tani nuk e kanë ngritur zërin kundër padrejtësive që ky shtet ua bëri shqiptarëve! Gjë të cilën më së miri e ilustroi një nga folësit në këto protesta, një regjisor maqedonas, i cili numëroi me dhjetëra protesta ku ka marr pjesë ai, por asnjëra nga ato nuk kishte të bëjë me padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve të Maqedonisë!” (Kim Mehmeti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.