“Po të kandidoje majtas, do votoja majtas”

“Po të kandidoje majtas, do votoja majtas”

50
0
Shares

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Z.Kosova u ndal në faktin se konflikti politik në vend ka dëmtuar interest e qytetarëve, dhe solli si shembull bllokimin e banesa sociale për të pastrehët.
“Kam ardhur si student, si konviktor. Kam 11 vite që jetoj si student dhe si konviktor. Edhe pse kam ndërtuar familje vazhdoj të jetoj me frikën dhe ankthin e konviktit dhe me ankthin e qerasë. Si do të zgjidhet problem im dhe i mijëra të rinjve si puna ime?”, pyet një banor.
“Nëqoftëse shkoni drejt Shkozës tek Uzina e Auto-traktoreve, do të shihni disa pallate që në asnjë penxhere nuk shihet kokë njeriu, në asnjë ballkon nuk varet një rrobë, asnjë fëmijë nuk luan në oborr, ato janë të mbyllura për faktin që politika ka mendjen në grindje”, shprehet Kosova
“Nëse ky njeri që sot është djathtas, do të kishte kandiduar majtas, vota ime do të shkonte majtas”, shpreh mbështetjen një banore.
“Mami është e paralizuar dhe me tha, dua të vish të më marrësh me makinë sepse votën time dua tja jap Dr.Halimit”, thotë një e re.
“Unë kam vite e vite që nuk votoj. Të tre femijët që unë kam i kam bërë me operacion nga ju dhe të tre i kam shkëlqyer. Për të fundit më thanë, ti do të vdesësh nëse do të lindësh. Ndërsa unë linda dhe as nuk vdiqa e as nuk pata komplikacione në sajen tuaj”, rrëfen një grua e pranishme në takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY