Kapet i fshehur në pyll, autori i krimit të dyfishtë në Kashar

Kapet i fshehur në pyll, autori i krimit të dyfishtë në Kashar

69
0
Shares

Rreth 24 orë pas një të vrari dhe një të plagosuri në Kashar, policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Burime të policisë lokale, bënë të ditur se 39-vjeçari Altin Aluku, ish-dhëndri i viktimës është kapur në zonën pranë fshatit Prush rreth orës 03:20. Arrestimi i tij erdhi pas një kërkimi të imtësishëm nga forcat e policisë, ku ishin të angazhuar rreth 150 efektivë, mes tyre edhe FNSH. Ndërkohë arma e vrasjes që u përdor nga Aluku për kërkohet në pyllin ku ai u kap.
Arrestimin e Alukut e konfirmon edhe polica e Tiranës, e cila në një njoftim zyrtar, bënë të ditur se, “më datë 18.05.2015 u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit Altin Aluku (Kashari), 39 vjeç, banues në Kashar sepse në fshatin Kashar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasit Lutfi Xhaferri, 59 vjeç, banues në fshatin Kashar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe shtetasen Naime Xhaferri, 55 vjeç, banues në fshatin Kashar, e cila është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materailet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ dhe ‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, në bazë të neneve 79/dh, 278/2 Kodit Penal”.
Dje në mbrëmje policia arrestoi edhe babanë e autorit 66-vjeçarin, Skënder Aluku, pasi iu gjetën në banesë 170 fishekë.
Altin Aluku dyshohet se vrau me automatik mëngjesin e djeshëm ish-vjehrrin e tij Lutfi Xhaferrin 59 vjeç dhe plagosi në dorë ish-vjehrrën Naime Xhaferrin, 55 vjeçe. Dyshimet e  para bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë refuzimi nga ana e familjes Xhaferri i kërkesës së tij për tu rilidhur me të ish-të fejuarën, e cila është martuar dy muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY