Greqi, aksidentohet në punë, vdes 40-vjeçari shqiptar

Greqi, aksidentohet në punë, vdes 40-vjeçari shqiptar

50
0
Shares

Një 40-vjeçar shqiptar me banim në Greqi ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.
Aksidenti ka ndodhur dje në mesditë, në Kopanaki në afërsi të Kallamatës, kur 40-vjeçari shqiptar po punonte për hapjen e kanaleve, me qëllim shtrimin e tubacioneve për kullimit në zonë. Shqiptari punonte për një kompani inxhinierike nga Athina.
Viktima ishte duke punuar në hapjen e një kanali dhe një masiv dheu e ka zënë poshtë.
Për arsye të panjohura, një pjesë e murit u rrëzua duke e zënë poshtë punëtorin dhe kur punëtorët e nxorën, ai fatkeqësisht kishte vdekur. Policia e Kopanakit ka arrestuar menaxherin e projektit 47 vjeç dhe ka urdhëruar një autopsi, për shkakun e vdekjes së punëtorit 40-vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY