ISIS ekzekuton shqiptarin nga Sauku, nuk pranoi të luftonte në Siri

ISIS ekzekuton shqiptarin nga Sauku, nuk pranoi të luftonte në Siri

72
0
Shares

Shqiptari Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët pasi nuk pranoi të luftonte më në Siri.
I riu nga Sauku kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por pas muajsh të tërë luftime ishte zhgënjyer dhe donte të braktiste luftën.
Por ai është ekzekutuar dhe vdekja e tij u është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç.
Ervin Hasanaj i njohur edhe si Ebu Ahmed, ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të.
Por nga rrjeti rekrutues islamik nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën dhe kështu i ka ndodhur edhe Hasanajt.
Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad, transmeton gazeta Blic.
Vdekja e Hasanaj ishte konfirmuar nga antiterrori dy javë më parë ndërkohë që është zbuluar së fundmi se vdekja ka ardhur nga plumbat e atyre për të cilët ai luftoi deri para vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY