FOTO/ Nju Jork, autobusi i tureve të Elvis Preslit shitet për 270...

FOTO/ Nju Jork, autobusi i tureve të Elvis Preslit shitet për 270 mijë dollarë

77
0
Shares

Autobusi i tureve i blerë nga Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it, Elvis Presli për bandën e tij muzikore në vitin 1976, u shit në ankand në Nju Jork për 268 mijë dollarë.
at1Motoja e Elvis Preslit, “Takin’ Care of Business” (Duke u kujdesur për biznesin) është e shkruar në autobus, si dhe mobiliet brenda tij vazhdojnë të qëndrojnë aty që nga koha kur udhëtonte në vitet 70’.
Ai ka 12 vende, 9 shtretër gjumi, gjithashtu është i pajisur me ajër të kondicionuar, një frigorifer, një mikrovalë, televizorë dhe ortoparlantë. Dritat janë në formë abazhuri.
at2Autobusi u ble nga një specialist shtëpish në Teksas tha Darren Julien për AFP, shefi ekzekutiv i shtëpisë së ankandit “Julien” me bazë në Kaliforni.
Autobusi u shit së bashku me një kopje të një çeku prej 25 mijë dollarësh që Elvis kishte përgatitur për mikun dhe mentorin e tij J. D. Sumner.
at3Njëherë ishte vetë Elvis ai që i kishte dhënë autobusit, duke i premtuar mikut të tij Sumner se nëse do të përplasej do të blinte një autobus të ri.
at4Në total, në ankand dolën mbi 200 sende të Elvis Preslie-t, përfshi edhe një uniform ushtarake  që u shit për 48 mijë dollarë, si dhe një disk me këngën “Love me tender” dedikuar nënës së tij Gladys, që arriti çmimin 125 mijë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY