VIDEO/ Takimi i parë i Sali Berishës me një president amerikan...

VIDEO/ Takimi i parë i Sali Berishës me një president amerikan në Shtëpinë e Bardhë, sipas një amerikani

222
0
Shares

Në vitin 1992, presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministri i tij i Jashtëm, Alfred Serreqi, u pritën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga presidenti i atëhershëm George HË Bush.
Në këtë video-klip të postuar në Youtube nga Fred Abrahams, autori i librit të sapo botuar “Shqipëria modern”, Sali Berisha bisedon me presidentin Bush dhe e falënderon për rolin e tij në ndryshimet në Shqipëri.
Presidenti Bush (i vjetri) e drejton bisedën nga simpatia e shqiptarëve për Amerikën, e vënë në dukje gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit James Baker (gjithashtu pjesëmarrës në bisedë).
Në fund, Presidenti Bush i fal mikut shqiptar një stilolaps me të cilin sapo ka firmosur një projektligj që synonte t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit të preferuar në tregti.

(Illyria)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY