Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Oferta e Bashës në Fier, taksë të sheshtë 9 %, falje kamatvonesash dhe subvencione për bujqësinë

18/05/2015
Oferta e Bashës në Fier, taksë të sheshtë 9 %, falje kamatvonesash dhe subvencione për bujqësinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premton nivelin më të ulët të taksave në Ballkan dhe taksë të sheshtë 9 %. Në bashkëbisedim me të rinjtë e Fierit, Basha tha se e kjo filozofi fiskale e të djathtës ofron për ta më shumë mundësi punësimi, ndërsa punonjësve u mbeten më shumë para në xhepin e tyre.
Ndërsa kandidatët e së djathtës po punojnë për të shpalosur në fillim të fushatës zyrtare zgjedhore projektet e tyre për qeverisjen në nivel lokal të 61 bashkive, Lulzim Basha po punon për të bindur sa më shumë zgjedhës se e djathta është garancia për të ardhmen e tyre. jo vetëm që nuk është stepur nga thirrjet e kryeministrit që të mos bëjë fushatë për politikën qendrore, por Basha ka dalë në propozime konkrete për taksën e sheshtë me 9 % edhe më të ulët seç e kishin demokratët në pushtet.
“Uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9 % taksë e sheshtë për të gjithë pa përjashtim dhe i them sot kryeministrit:  O je gënjeshtar, ose ke mbetur në matematikë! 450 mijë lekë rrogë, 300 mijë leke rroge  janë pa taksa, ashtu e kemi bërë ne. Ato 150 mijë që taksohen, po të taksohen me sistemin e Edi Ramës, Ilir Metës e Koço Kokëdhimës sot janë 13%, paguajnë 1950 lekë. Po të taksohen me sistemin që propozojmë dhe do të jetësojmë ne, me votën e bashkuar të shqiptarëve, të djathtë e të majtë 9 %, paguajnë 1350 lekë. Kush paguan më pak? Sistemi Basha apo sistemi Rama?!”, u shpreh Basha. 
Edi Rama po qeveris keq në gjithë Shqipërinë dhe sipas Bashës nuk mund të fshihet pas argumentit se fushat duhet të bëhet vetëm për zgjedhjet vendore.
“Ku janë lekët tuaja, që ua marrin me taksa më të larta!? Ku janë 45 milionë dollarë që duhej të kishin mbledhur sipas planit për këta 4 muaj?!  Nuk do të marrim më shumë por do të marrim më pak lekë nga xhepat tuaj, do të ulim taksat që paguajnë familjet, taksat që paguan biznesi. 25% ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave për energjinë dhe ujin anembanë Shqipërisë, ulje të taksës së qarkullimit që do të përkthehet në ulje të çmimit të naftës, subvencione për bujqësinë, eliminimin e tvsh për mallrat e shportës”, deklaroi Basha.
Në bashkëbisedimin me të rinjtë e Fierit Basha tha se Partia Demokratike dhe në opozitë ka bërë nisma ligjore për të lehtësuar qytetarët nga taksat, pro qeveria ka refuzuar, ndërkohë që në bashkitë e majta është po i njëjti mentalitet qeverisës i taksave të larta që nuk nxit biznesin nuk ofron vende pune.

Alibeaj: Për ata prioritet nuk është punësimi, nuk është varfëria
Alibeaj tha se do ta nisë punën edhe duke zhbërë ato që janë qeveritarët e majtë bënë keq, një prej tyre është anulimi i koncesionit të parkingjeve .
“Akti i parë do të jetë zhbërja e koncesionit të parkimit, aktit më korruptiv që ka ndodhur në bashkinë Fier. Është e drejtë publike e fierakëve ta parkojnë por të mos u vidhet makina, ta parkojnë por të mos u zhvaten paratë”, theksoi Alibeaj.
Kryetari i PD Lulzim Basha u takua edhe me banorë të Mbrostarit,të cilët ua ankuan për fatura abuzive dhe të papërballueshme të energjisë elektrike, mungesë të subvencioneve dhe për rritjen e çmimit të naftës. Ulja e çmimit të energjisë, falja e kamatë-vonesave, dhënia e subvencioneve për fermerët dhe ulja e taksës së qarkullimit, Basha tha se është prioritet i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.