Francë, prodhuesi i verës pranon burgun për të mbrojtur vreshtat e tij...

Francë, prodhuesi i verës pranon burgun për të mbrojtur vreshtat e tij të rrushit

993
0
Shares

Një nga verëbërësit më të adhuruar në Francë, vreshtat e të cilit furnizojnë restorantet përfshi dhe ato në pronësi të Heston Blumenthal dhe Gordon Ramsay, do të rrezikojë këtë javë një dënim me 6 muaj burg për hir të vreshtave të tij të rrushit dhe për brezat e ardhshëm që do të duan të shijojnë frytin e tokës së tij, thotë ai.
Thibault Liger-Belair, një prodhues i verës organike, po sfidon urdhrat për të bërë me pesticide vreshtat e tij për shkak të një sëmundjeje që ra 40 km larg zonës së quajtur Burgundy dhe Beaujolais. Sëmundja që u shkaktua nga një insekt, vret vreshtat e reja dhe dëmton produktivitetin e atyre të vjetrave.
Liger-Belair-it, familja e të cilit ka kultivuar vreshtat që në fillim të shekullit 18, i është thënë që ta përdori trajtimin në disa nga vreshtat e tij, por jo te të gjitha sepse vreshti i tij Moulin-a-Vent ndodhet në dy qarqe administrative, dhe në njërin qark trajtimi nuk aplikohet.
Liger-Belair, që po bën një qëndresë të fortë sepse mendon se insekticidet e shkatërrojnë tokën, është thirrur të paraqitet në gjykatën Villefranche-sur-Saone të martën më 19 maj.
Ai thotë se, “edhe të tjerë kanë vendosur mos ta përdorin insekticidin, por ata thjeshtë e blejnë produktin dhe nuk e përdorin atë. Për këtë mbase dënohem me 6 muaj burg dhe 30 mijë dollarë gjobë, por nuk jam i shqetësuar”.
“Kjo nuk është lufta e një fermeri organik. Nëse do të kisha problem me insektet, sigurisht që do ta përdorja trajtimin. Nëse më provoni se në tokën time ekziston një problem, atëherë pranoj, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk dua ta shkatërroj vreshtin tim. Vreshtat dhe mjedisi natyror kanë qenë këtu përpara meje, dhe dua të vazhdojnë edhe pas meje. Duhet ta mbrojmë për brezat e ardhshëm. Nëse e zbatojmë këtë vendim do të prishim cilësinë dhe jetën e tokës”, shton më tej fermeri.
Avaaz, një grup fushate që promovon aktivizimin, ka marrë përsipër çështjen e Liger-Belair. Rreth 140 mijë njerëz kanë firmosur një peticion duke i bërë thirrje ligjvënësve lokalë të mbyllin çështjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY