Ish-kryeministri Berisha ka replikuar sot me kryeministrin Rama lidhur me Rrugën e Arbrit duke shpjeguar se koncensioni me kinezët ishte negocuar përgjatë viti 2013 kur PD ishte ende në qeveri ndërsa pjesa e dytë e rrugës u vonua pasi u ribë projekti i saj për shkak të strukturave gjeologjike.
“Ne rrugen e Arbrit, e shpallur si rruga e dyte e kombit, u ndertuan nga qeveria e PD rreth 34 km. Mbeti pa ndertuar segmenti tjeter prej 26.4 km, ne te cilin ndodhet edhe ura e Vashes (ure me lartesi rreth150 m) dhe tuneli i Qaf Murrizit prej 2.2 km. Vonesa e fillimit te punimeve ne segmentin e dyte erdhi sepse projekti per ndertimin e tunelit u desh te behej dhe nje here nga e para pasi u provua se ne kuoten e parashikuar per shpimin e tunelit struktura gjelogjike nuk e lejonte nje gje te tille. Pas perfundimit te projektit per se dyti, ne pranvere te vitit 2013, kompania gjigande e ndertimeve e Republikes Popullore te Kines paraqiti nje oferte per ndertimin e rruges. Pas shqyrtimit dhe negocimit te saj, oferta u pranua nga qeveria e PD dhe u la çdo gje gati per fillimin e punimeve te segmentit te dyte te Rruges se Arbrit qe ne vjeshten e vitit 2013.
Gjithashtu kreu i PS mashtroi pa u skuqur kur deklaroi se kryetari i bashkise se Peshkopise nuk ka sjelle asnje projekt per Fondin e Zhvillimit te Rajoneve. E verteta eshte se ne nje akt te paprecedente Rama iu dha zero investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit te Rajoneve qarqeve te Dibres dhe Kukesit ndonese ne kryeministri te dy keto qarqe kishin depozituar 46 projekte rruge, ura, ujesjellsa, shkolla, spitale, kanalizime. Per Ramen, ato duheshin ndeshkuar si qarqe armiqesore!! Sb”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/