BE, operacion ushtarak kundër kontrabandistëve dhe trafikantëve në Mesdhe

BE, operacion ushtarak kundër kontrabandistëve dhe trafikantëve në Mesdhe

51
0
Shares

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së është pajtuar sot që të krijohet një operacion ushtarak i Bashkimit Evropian i quajtur “EUNAVFOR Med” me qendër në Romë, për siç thuhet në një komunikatë nga Brukseli, “të thyhet modeli i biznesit të kontrabanduesve dhe trafikuesve të njerëzve në Mesdhe”.
Komandanti i këtij operacioni është zgjedhur, Nën Admirali, Enrico Credenino nga Italia.
Ky vendim thuhet është një nga elementet e reagimit të BE si përgjigje ndaj sfidës së migracionit.
Ky operacion ushtarak, sipas komunikatës së BE-së, mundëson nisjen formale të planifikimit operacional për aksionet detare.
Operacionet ushtarake të “EUNAVFOR Med” do të kryhen në Mesdheun qëndror dhe atë jugor, ndërsa faza e dytë dhe e tretë e operacioneve do të ketë për qëllim të “kërkoj, konfiskojë dhe ndaloi asetet e kontranbanduesve”, në partneriteti me autoritetet e Libisë.
Shpenzimet e fazës së nisjes së këtij operacioni sipas Këshillit të ministrave të jashtëm janë vlerësuar 11.82 milionë euro për dy muaj, ndërsa mandati fillestar i tërë operacionit është caktuar për 12 muaj.
Lançimi i operacionit detar të BE do të jetë në agjendën e Këshillit për Çështje të Jashtme në muajin qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY