Sërish trukime në futbollin italian, 50 të arrestuar

Sërish trukime në futbollin italian, 50 të arrestuar

78
0
Shares

Një tjetër ciklon ka përfshirë futbollin italian, me skandalin e radhës të ndeshjeve të trukuara, që këtë herë ka përfshirë sezonin në zhvillim të kategorive Lega Pro dhe Serie D e që rrezikon të rishkruajë programin e kampionateve që do të vijnë.
Policia e Shtetit e vendit fqinj ka ndërmarrë një aksion të gjerë këtë të martë, për të zbatuar një seri urdhër-arrestesh të lëshuar nga prokurorët e Antimafias në Katanzaro të Kalabrisë.
Janë plot 50 personat e arrestuar, mes të cilëve presidentë dhe drejtues klubesh, lojtarë, etj, ndërkohë që 80 janë në tërësi personat e përfshirë në hetimin e Antimafias, që ka në bazë një familje mafioze kalabreze.
Të gjithë të arrestuarit e jo vetëm akuzohen për mashtrim sportiv të kryer në bashkëpunim. Operacioni ka përfshirë kontrolle e ndalime në 10 rajone si: Lombardi, Veneto, Toskanë, Liguria, Emilia Romanja, Marke, Abruco, Kampania, Pulia dhe Kalabri.
Ndaj të arrestuarve, mes të cilëve ka edhe persona të huaj, rëndojnë akuza për përdorim të taktikave kriminale të stilit mafioz.
Mediat e vendit fqinj shtojnë më tej se në pranga kanë rënë edhe një agjent policie dhe një eksponent i spikatur i mafias lokale, Ndrangeta, ndërkohë që kontrollet e autoriteteve janë shtrirë edhe në selitë e kompanive të futbollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY