Zbulohen dy strategët ndërkombëtarë të fushatës së Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Fushata e socialistëve dirigjohet nga britaniku Alastair Campbell, i njohur si konsulent i Kryeministrit Rama gjatë zgjedhjeve të 2013 dhe qeverisë së tij të dalë nga këto zgjedhje.
Ndërsa demokratët konsultohen me Grupin Mellman, presidenti i të cilit është Mark Mellman, i njohur për politikën shqiptare në zgjedhjet e 2011 për pushtetin vendor, i cili asistoi Lulzim Basha në fitoren e atyre zgjedhjeve.
Edhe pse kandidatët Erion Veliaj dhe Halim Kosova paraqiten çdo javë me nga një strategji të re komunikimi me zgjedhësit, njerëzit që i drejtojnë ata në etapa të ndryshme të fushatës zgjedhore, vijnë nga zyrat e Campbell dhe Mellman.
Ende pa nisur zyrtarisht fushata zgjedhore dhe prezantimi i programit të kandidatëve, ajo që bie në sy dy javët e fundit, është përpjekja e kandidatëve që përmes seancave dëgjimore me zgjedhësit t’i tërheqë ata në kampin e vet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/