Banorët e Kamzës ishin sot të zgjedhurit e kandidatit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.
Kosova theksoi se nuk e shqetësojnë fjalët e fushatës. Ai u shpreh së është i gatshëm të debatojë për projekte konkrete.
“Në të gjitha komunat bashkë halli i qytetarëve do jetë edhe halli i bashkisë. Pavarësisht se ata bëjnë trajnime në grup si të më sulmojnë. Gjerat e fushatës janë pa vlerë. Se si dalin dyshe treshe nuk më hyjnë në punë. Në çdo moment të ditës apo të natës kur më dalin probleme mendoj si ti zgjidh. Nëse është fjalë për të debatuar për një projekt më kanë në fushë të betejës dhe nuk dal pa fitore. Nëse e kanë një gjë personale mendoj se aq kapacitet ka ose ashtu i kanë thënë të thotë. Ka në bërë deklarata jo është i lodhur etj. Pasi kanë bërë deklaratën më kanë thënë na fal 100 herë po nuk kemi çfarë të bëjmë nuk e ke idenë se me kë kemi të bëjmë”, u shpreh Kosova.
Pikërisht në vendin ku ishte parashikuar projekti i stacionit multimodal, Kosova premtoi realizimin e këtij projekti, të bllokuar deri më tani nga qeverisja qendrore, siç tha ai.
“Bashkia e ardhshme do bëjë të mundur që ky projekt kaq i domosdoshëm të mos vonohet më… Ti japim jetë këtij projekti”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/