Tiranë, i riu nga Puka qëllon me armë mbi patrullën “Shqiponja”, prangoset...

Tiranë, i riu nga Puka qëllon me armë mbi patrullën “Shqiponja”, prangoset pas dështimit të një tentative grabitje

127
0
Shares

Një i ri, 21 vjeçar ka qëlluar me armë drejt një patrulle policie të Repartit “Shqiponja”. I riu sapo ishte liruar nga burgu në Greqi dhe në momentin që ka hapur zjarr ndaj policisë, ishte në tentativë për kryerjen e një grabitje.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Him Kolli” në Tiranë, pranë rrugës së “Kavajës. Mësohet se i riu nga Puka, Eduart Kacoli, do të kryente një grabitje ndërsa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të një patrulle police, e cila donte ta ndalonte. Ai ka qenë i shoqëruar nga një shok, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se i arrestuari ka qenë duke udhëtuar me motor me një tjetër person. Pasi patrulla i ka bërë shenjë të ndalonte, i riu, ka qëlluar ndaj patrullës dy
herë teksa motori ka qenë në ecje. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Burimet e Policisë bëjnë me dije se 21­vjeçari dhe personi tjeter ishin nisur për të kryer një grabitje.
Pas kësaj, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe përforcime të tjera, është bërë i mundur lokalizimi dhe më pas edhe ndalimi i 21 vjeçarit, i cili u shoqërua nga policia.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë.
Eduart Kacoli mësohet se sapo ishte liruar nga burgu ku ka qenë i dënuar për grabitje në Greqi, ndërsa pak javë kishte që ishte kthyer nga shteti grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY