Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fshehje pasurie dhe korrupsion, prokuroria kërkon 9 vjet burg për kryekomunarin e Bërzhitës

20/05/2015
Fshehje pasurie dhe korrupsion, prokuroria kërkon 9 vjet burg për kryekomunarin e Bërzhitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 9 vjet burg dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për Genc Dritën, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë, Tiranë, i akuzuar për “korrupsioni pasiv….” dhe “fshehje e deklarim të rremë të pasurisë…”.
Kryetari i komunës Bërzhitë, Genc Drita Prokuroria bën me dije se u kërkua edhe dënimi me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për shtetasin Armando Burri, përgjegjës i zyrës së Taksave në këtë komunë, i akuzuar gjithashtu për “korrupsion pasiv…”.
“Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, i nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe më tej gjatë gjykimit, rezultoi se dy të pandehurit i kanë marrë një shtetasi shumën 4500 euro në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë.
Të pandehur janë arrestuar në flagrancë, fillimisht shtetasi Armando Burri, të cilit iu gjet shuma 1500 euro (pjesa e fundit e parave dhënë nga personi që kërkonte lejen e përdorimit). Pak më vonë u arrestua edhe kryetari i Komunës, Genc Drita, pasi shtetasi Armando Burri, pak momente para arrestimit e kishte njoftuar kryetarin se kishte marrë paratë për dhënien e lejes së përdorimit”, njofton prokuroria.
Sipas saj, ndaj shtetasi Genc Drita, dy ditë pas arrestimit të tij në flagrancë për “korrupsion pasiv….”, ILDKPKI ka dorëzuar një kallëzim penal për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë…”.
Sipas kallëzimit të ILDKPKI, shtetasi Genc Drita ka fshehur kontratën e sipërmarrjes për blerjen e dy apartamenteve, me vlerë totale rreth 125.280 euro, si dhe ka fshehur sipërfaqen e truallit 1000 m2 me kufizim në rrugën automobilistike Tiranë­ Elbasan.
Në lidhje me akuzën e fshehjes së 1.000 m2 truall, sipas Prokurorisë, Drita shpjegon se ka harruar ta deklarojë atë dhe se nuk ka dëshiruar ta fshehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.