“Vjedhja e bankës, filloi që në vitin 2010. Petrit Ramohitajn dhe Dorian Çollakun i njoftova, por ata nuk bënë asgjë. Jo vetëm kaq, por Ramohitaj më tha ‘mos fol’”
Ka përfunduar gjykimi ndaj dy të akuzuarve për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të tij, gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Tiranës, ka vendosur të dënojë me 13 vjet e 4 muaj, Ardian Bitrjan dhe me 10 vjet burg, Mimoza Bruzian. Gjykata kishte kërkuar respektivisht nga 20 dhe 15 vjet burg për dy të akuzuarit.
Në seancë e sotme kanë shprehur konkluzionet e tyre edhe të pandehurit.
Në mbrojtjen që i bëri vetes, Mimoza Bruzia, deklaroi se “vjedhja e bankës, filloi që në vitin 2010. Petrit Ramohitajn dhe Dorian Çollakun i njoftova, por ata nuk bënë asgjë. Jo vetëm kaq, por Ramohitaj më tha ‘mos fol’”.
Duke kërkuar drejtësi, Bruzia u shpreh se “nuk kam vjedhur apo ndihmuar Bitrajn”.
Gjyqi ndaj dy të pandehurve nisi para më se tre muajsh. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, kishte pranuar më herët gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit kryesorë për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, dhe Mimoza Bruzia.
Më herët, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Banka e Shqipërisë që të pandehurit Bitraj dhe Bruzia të kthenin lekët. Rrëzimin e kërkesë së Bankës së Shqipërisë për kthimin e lekëve, Gjykata e ka argumentuar me qëndrimin se kjo kërkesë duhet dorëzuar në Gjykatën Civile dhe se kërkesa për kthimin e parave do të pengonte gjykimin penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/