Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ben Blushi: Gruevski kokëfortë, shqiptarët e Maqedonisë të lodhur dhe mërzitur nga partitë shqiptare

20/05/2015
Ben Blushi: Gruevski kokëfortë, shqiptarët e Maqedonisë të lodhur dhe mërzitur nga partitë shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova, politikani dhe publicisti Ben Blushi foli rreth vizitës së tij në Kumanovë dhe komentoi rreth ngjarjeve të fundit pas aksionit policor.
Sipas Blushit, qeveria e Maqedonisë ka paranojë historike në raport me shqiptarët dhe kjo është një nga shëmtitë më të mëdha që politikat e Nikola Gruevskit po i shkaktojnë vendit.
Blushi shtoi se shqiptarët nuk e kanë marrë anën ta luftojnë shtetin që e ka krijuar Gruevski dhe kjo nuk është arsyeja e sulmit në Kumanovë.
“Shtetet të cilat përpilojnë këso lloj politikash nuk kanë aftësi ta ndajnë të fajshmin dhe të pafajshmin, ta ndajnë luftëtarin nga burri civil, kalimtarin nga guerili, gjë që ndodhi edhe në Kumanovë”.
“Për ta, të gjithë banorët e Lagjes së Trimave ishin terroristë dhe për 15 orë ata nuk patën kohë të bëjnë diferencën mes një fëmije dhe një luftëtari”.
Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe trajtimit të tyre në Maqedoni, Blushi shtoi se shqiptarët janë ata që vuajnë dhunën dhe paragjykimin e padrejtë, mohimin e të drejtave civile.
“Në këtë rast edhe dhimbja dhe nënçmimi është më i madh kur një qeveri antidemokratike i dhunon duke i ndarë shqiptarët nga maqedonasit”.
“Rasti konkret është se vijimi i mësimeve të nxënësve shqiptarë në Kumanovë bëhet në shkolla të veçanta, e jo në bashkësi me ata maqedonas. Ky pushtet i ndan në klasa – maqedonasit janë të klasës së parë, e shqiptarët të klasës së dytë”.
Blushi tregoi se nuk ka shkuar për t’i vizituar shqiptarët e Kumanovës me qëllimin që të garojë se cili politikan shqiptar po i viziton i pari, por për t’u solidarizuar me ta dhe me besimin se në qoftë se Maqedonia do të bëhet shtet demokratik, shqiptarët do të kenë jetë më të mirë duke kontribuar që të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik afatgjatë.
“Shqipëria, si diell i këtij sistemi, ka një detyrim të madh të jetë një shtet më i fortë dhe më demokratik. Sa më e fortë që të jetë ajo, aq më shumë shpresë dhe model më të mirë kanë shqiptarët e Maqedonisë”.
“Shqipëria ka detyrim të jetë shtet demokratik dhe me influencë në Ballkan”, tha Blushi në Klan Kosova.
Rreth parashikimeve mbi ecurinë e demokracisë maqedonase, ai shtoi se kryeministri maqedonas Gruevski është kokëfortë dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë pushtetin.
“Është e çuditshme se si një mazhorancë i kundërpërgjigjet opozitës me protestë, gjë që na kthen në kohën e Millosheviqit”.
“Po dha dorëheqje Gruevski, ai do të ndihej i poshtëruar, por qëndresa e tij cenon paqen ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve”.
“Shqiptarët e Maqedonisë kanë lodhje dhe mërzi nga partitë shqiptare pasi këto parti vitet e fundit nuk kanë bërë sa duhet për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, respektimin e të drejtave në administratë dhe thithjen e investimeve në zonat e banuara me shqiptarë”.
Blushi ka shpresë se në të ardhmen do të ishte mirë që Maqedonia të ishte vend ku tensionet të kenë rënë e të mos ketë parti të ndara shqiptare apo maqedone, por vetëm parti me ideologji, pasi partitë me programe etnike e mbajnë situatën të tensionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.