Shkatërrohet grupi kriminale, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona. Burime nga policia e Tiranës, dyshohet se këta persona kanë kryer disa grabitje.
Deri më tani janë identifikuar dy nga të arrestuarit, përkatësisht Alban Meshi, 28 vjeç dhe Eduart Ndou, 26 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të tjerëve.
Të njëjtat burime konfirmuan se të arrestuarit bashkëpunonin me Ndue Ndoun e Eduart Kocolli, të cilët u prangosën dje, pasi qëlluan ndaj forcave “Shqiponja”.
Këta persona ishin me precedentë penale, ndërsa akuzohen për grabitje dhe vjedhje. Sakaq, blutë e kryeqytetit pohuan dje se dy të arrestuarit, dyshohet se po përgatisnin një grabitje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/