Basha: Rama nisi 600 milionë euro në drejtim të ditur, te CEZ

Basha: Rama nisi 600 milionë euro në drejtim të ditur, te CEZ

54
0
Shares

Dyshja Rama –Meta rritën çmimin e energjisë për qytetarët, por CEZ-it i falën 600 milion euro, tha sot kryetari i PD-sw, Lulzim Basha në një takim elektoral në Durrës.
“E rritën çmimin e energjisë. I rritën faturat për shqiptarët, i gërmuan xhepat e shqiptarëve deri në kacidhet e fundit, por CEZ-it i falën 600 milionë euro të njohura me faturë. 600 milionë euro, 200 euro për banor, 200 euro për shqiptar ia falën me një dorë, pa llogaritur ato të tjerat. Këto ishin detyrime të njohura. Gropën e buxhetit e kanë rritur me 700 milion dollar, 240 mijë lek më shumë paguan çdo shqiptar. kKa marrë çdo shqiptar borxh këto vite me Edi Ramën dhe Ilir Metën, këta që do ta mbyllnin gropën. E thelluan me 700 milion dollar më shumë. Por çfarë bënë me këto para? Sa kantiere pune kanë hapur këtu në Durrës? Sa vende pune hapën në Durrës? Sa familje shtuan në listën e ndihmës ekonomike për shkak të pamundësive të krijuara? Asgjë, asnjë llogari, asnjë rezultat. Dhe sot asnjë zgjidhje, asnjë ofertë. E vetmja gjë që bëjnë, kërcënojnë, po nuk na votuan ne, nuk do të ketë bukë, nuk do të ketë ujë, kuçedra do të zërë burimet”.
Pak ditë më parë gjykata e Tiranës la në burg një biznesmen të afërt me LSI i cili kishte abuzuar me koncesionin e mbledhjes së borxheve të CEZ para tri vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY