Linjë klandestinësh me vende arabe. 26 refugjatë, nga 1000 euro të kalojnë...

Linjë klandestinësh me vende arabe. 26 refugjatë, nga 1000 euro të kalojnë Shqipërinë

67
0
Shares

Në tre Urat Çarçovë, u bë arrestimi në flagrancë i Arben Topovitit, 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale të ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga ana e efektivave të Stacionit të Policisë Kufitare Tre- Urat, Çarçovë, në vendin e quajtur ”Qymyri” në afërsi të fshatit Zhepe, janë ndaluar 26 shtetas të vendeve të treta, të cilët shoqëroheshin nga Topoviti. Pas intervistimit të bërë,shtetasit e huaj deklaruan se donin të iknin në vendet e BE-së, dhe për këtë ishin lidhur me një shtetas arab, i cili kishte marrë përsipër kalimin e tyre nga Greqia në Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë, kundrejt një pagese prej 1.000 eurosh për person. Po punohet me palën greke për kapjen e shtetasit Arab. Shtetasi u ndalua në ambientet e paraburgimit të Gjirokastrës si edhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për ndjekje të mëtejshme ligjore në lidhje me veprën penale të “ Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY