Kosova, Alibeaj dhe Duma marrin ovacione të gjata nga salla e Kongreseve

Kosova, Alibeaj dhe Duma marrin ovacione të gjata nga salla e Kongreseve

465
0
Shares

Të gjithë u pritën me shumë thirrje, duartrokitje dhe ovacione, por u pritën më shumë kandidati për Tiranën, Halim Kosova, kandidati për Fierin, Enkeleid Alibeaj dhe kandidatja e Durrësit, Grida Duma.
Halim Kosova tha se nuk kam asnjë interes personal të drejtoj Tiranën, por një obligim që një qytetar ka për ti shërbyer qytetarëve të tij. Garoj s ekam bindjen se do u shërbej ju më mirë dhe më shumë se kushdo që ka shprehur këtë dëshirë. Jemi të lodhur nga politikanë që shajnë njëri tjetrin dhe nuk marrin kurrë. Kjo rrugë ka mundtë pafund por të rrethon me mirënjohje pa fund. Mjaft mjatistëve, mjaft majtistëve, majft djathtistëve të shtirur, tha Kosova.
Enkelejd Alibeaj, tha se besoj tek puna, nderi dhe dinjiteti dhe më këto veti do të drejtoj edhe Fierin në katër vitet që vijnë. Si drejtor i antikorrupsionit dhe më pas Ministër Drejtësie isha i vendosur qe krimi dhe kriminelet te mbylleshin pas hekurave. Si ministër kam drejtuar staf prej 4000 punonjësish me rreth 150 milionë dollarë në vit, cfarë dëshmon fuqinë menaxheriale dhe ndërshmërinë. Ne kemi program realist. Do shkurtojmë taksat për biznesin e v ogël për të rritur punësimin, do të përmitrësojmë sistemine ujëravevtë zeza, rritim furnizmin me ujë të pijshëm, do ti jap fund zhvatjes prej sistemit të dështuar të parkimit.
Grida Duma tha do të cojmë fitoren në Durrës. Një fitore në të gjithë vendin. Do bëjmë turizëm në Durrës, do e bëjmë që deti të mos jetë shkretëtirë por det, pasuria arkeologjike të mos jetë e varrosur dhe e përmbytur, por mbi dhe. Durrësi ka qytetarë shumë të fisëm, kur thonë ndonjë herë do premtosh, u them jo, unë u detyrohem, tha Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY