Ervini nga Siria, sms e tmerrit: Jeta ime s’është më. Ka shku....

Ervini nga Siria, sms e tmerrit: Jeta ime s’është më. Ka shku. Ka vdek..

493
0
Shares

“Bris, aty je se s’mundem të flas me zë. Ervini nuk është më. Ka shku…Ka vdek. E vdekur jam edhe unë”!
Mesazhi i nisur nga një kamp lufte në Siri mbërriti mëngjesin e 4 prillit në telefonin e Brisilda Hasanajt dhe tronditi jetën e saj. Vajza 20 vjeçare, emigrante në Greqi e pati të vështirë të besonte se vëllai i vetëm nuk jetonte më.
“Isha e para që mësova nga kunata ime se vëllai ishte vrarë në Siri. Ajo ka mbetur tani atje, bashkë me dy vajzat e vogla,” thotë Brisilda Hasanaj për BIRN.

siri ervin hasani
Ervin Hasanaj, i identifikuar nga autoritetet shqiptare si një nga 90 xhihadistët shqiptarë në konfliktin sirian është vrarë mbrëmjen e 1 prillit, në rrethana ende të paqarta zyrtarisht. 24 vjeçari ndodhej prej 3 vitesh në Siri bashkë me të shoqen, Nexhmijen dhe dy vajzat e mitura, ndërsa mendohet se luftonte përkrah militantëve të Shtetit Islamik.
Hasanaj është shqiptari i 13 që ka humbur jetën në Siri, por ndryshe nga të tjerët, ai u ndëshkua se u zhgënjye nga xhihadi.
Njësoj si e bija në Greqi, edhe nëna e Brisildës e ka të vështirë të besojë se djali i vetëm nuk jeton më. E veshur me të zeza dhe e vetme brenda një dhome të marrë me qira në periferi të Tiranës, Xhyhere Hasanaj di aq sa i ka treguar nusja e Ervinit në bisedat e shkurtra përmes telefonit.
“Më tha se e kishin vrarë teksa po kthehej në vendin ku ata qëndronin. Ia kishin çuar trupin vetëm për ta parë dhe më pas e kishin varrosur pa praninë e saj,” thotë Xhyherja me lot në sy. “Askush nga policia apo nga shteti nuk më ka pyetur për Ervinin. Ju jeni e para që vini këtu,” thotë Xhyhere Hasanaj.
Ervin Hasanaj u largua nga Shqipëria drejt Sirisë më 16 janar 2013, së bashku me Diamant Rashën ( i vrarë më 27 dhjetor 2013). Ai ishte 21 vjeç, por baba i një vajze dhe në pritje të një foshnje të dytë.(birn)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY