Ardit Çela, ishte drejtor i LSI-së dhe dha dorëheqjen pak muaj më parë. Ndërkaq Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka kallëzuar në prokurori me akuzën e keqmenaxhimit të të ardhurave dhe investimeve.
Kallëzimi i është bërë pas auditimit të KLSH-së, ku janë gjetur një sërë shkeljesh të rënda që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shuma të konsiderueshme parash.
Shkeljet variojnë nga anulim pa asnjë bazë ligjore i prokurimeve publike, nënshkrim kontrate para kryerjes së prokurimit, dhënie ambientesh me qira në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Ministrave, shmangie e qëllimshme e prokurimeve dhe favorizim subjektesh kontraktuese.
Për të gjitha këto shkelje të gjetura nga auditimi, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës kallëzimet penale për ish-drejtorin e Përgjithshëm të “Posta Shqiptare”, Ardit Çela si dhe ish-administratorin e “Interpost”, Tiranë, shtetasi me inicialet M.Ç. me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorimit të kompetencave”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/