Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliaj qytetar privat që shpërndan leje elektorale

23/05/2015
Erion Veliaj qytetar privat që shpërndan leje elektorale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka dneoncuar sot para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare përdorimin nga Edi Rama për qëllime elektorale të institucioneve qeveritare, fondeve dhe administratës publike.   
Sipas PD-së, pas urdhërit ndaj drejtorëve të administratës publike për të mbushur kutitë e votimit, Edi Rama ka urdhëruar vënien e institucioneve publike në dispozicion të fushatës së kandidatit për Tiranën.
“Në dy ditët e para të nisjes zyrtare të fushatës elektorale të dy aktiviteteve të zhvilluara nga kandidati i Edi Ramës, janë në dhunim të hapur të nenit 3 të Kodit Zgjedhor duke përdorur institucionet publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ALUIZNI-t. Ministria e Shëndetësisë u vu në shërbim të kandidatit të Ramës duke dezinfektuar për interes të fushatës, por në fakt duke ndotur rëndë standardet e këtyre zgjedhjeve. ALUIZN-i, së bashku me drejtorin e kësaj agjencie, janë kthyer në zyrë partiake ne dispozicion të kandidatit të Edi Ramës për Tiranën. Sot kandidati i Edi Ramës, një qytetar privat pa asnjë atribut publik, shpërndau leje elektorale dhe kjo është hera e tretë brenda pak ditësh”, denoncoi në emër të PD deputetja Jorida Tabaku.
Sipas Tabakut, përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 3 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën.
Nisur nga këto raste PD, “i bën thirrje misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këto shkelje të ligjit dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal dhe të vërë para ligjit autorët dhe përgjegjësit e kësaj shkelje të hapur dhe të rëndë të Kodit Zgjedhor”, përfundoi Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.