Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ulet me 2.4 % fondi i pensioneve private

25/05/2015
Ulet me 2.4 % fondi i pensioneve private
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja ishte 9 %. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur nuk ishte në fuqi lehtësitë tatimore, rritja ishte më e lartë, në nivelin e 11.3 % …

Lehtësitë fiskale, në formën e përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat personale të kontributeve në fondet vullnetare të pensioneve, në fuqi nga 1 janari 2015, duket se nuk po i japin ndonjë shtysë të madhe zhvillimit të shtyllës së pensioneve private.
Tregu i pensioneve private vullnetare më 31. 03. 2015 tregon një total asetesh neto prej 685.19 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 56.05 milionë lekë (8.91 %) krahasuar me fundin e vitit 2014, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur nuk ishte në fuqi lehtësitë tatimore, rritja ishte më e lartë, në nivelin e 11.3 %.

Tregu i pensioneve private
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni, “Sigal”, “Raiffeisen”, “SiCRED Pensions”.
“Sigal” ishte fondi më i madh në tremujorin e parë të 2015-n, duke zënë 50 % të portofolit të investimeve në fondet e pensioneve, i ndjekur nga “Raiffeisen” me rreth 37 % dhe “SiCRED Pensions” me 13 %.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2015 ishte 9,715 anëtarë duke shënuar rritje prej 14.42 % krahasuar me fundin e vitit 2014.
Rreth 95 % e fondeve janë të investuara në bono thesari dhe obligacione, ndërsa pjesa tjetër në depozita.
Pensionet private, një treg ende i ri, që ka filluar të zhvillohet këto vitet e fundit. Në fund të vitit 2014, ky treg paraqitet me rritje 2.5 herë në raport me 2013-ën, duke arritur në një numër anëtarësh prej 8500 dhe asetet që administrojnë kompanitë e sigurimit arritën mbi 630 milionë lekë. Në 2015-n pritej një zhvillim më i vrullshëm, për shkak të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat personale të kontributeve në fondet vullnetare të pensioneve, që në momentin e kontributit.

Lehtësitë tatimore
Në relacionin që shoqëronte projektbuxhetin e këtij viti, theksohej se, “këta kontribues nuk përfitojnë nga lehtësia fiskale që ofron ligji për pensionet. Kjo ndodh sepse në ligjin për tatimet mbi të ardhurat, kontributet për pensionin vullnetar njihen si shpenzime të zbritshme vetëm për ata kontribues të ardhurat vjetore bruto të të cilëve janë poshtë kufirit prej 1,000,050 lekë. Gjithashtu, procedurat tatimore përkatëse nuk parashikonin që zbritja për qëllime tatimore të kryhet direkt nga punëdhënësi, sikurse ndodh gjerësisht në praktikën e vendeve që ofrojnë nxitje të tilla. Për këtë arsye, aktualisht, investimi në fondin e pensionit vullnetar është alternativa më inferiore e investimit apo e kursimit, sepse nga parimi EET (përjashtim – përjashtim – tatim), i parashikuar në ligjin për pensionet, në fakt zbatohet si TET (tatim – përjashtim – tatim), sipas parashikimeve të ligjit të tatimit mbi të ardhurat. Pra, në realitet, anëtarët e pensionit privat, jo vetëm që nuk përfitojnë nga lehtësirat fiskale, por diskriminohen, duke u tatuar dy herë”, thuhej në argumentat mbrojtës të buxhetit.
Pothuaj kudo kursimet pensionale tatohen në mënyrë më të favorshme sesa kursimet për qëllime të tjera dhe EET është sistemi tipik i tatimit për kursimet pensionale në botë. Gjithashtu, shumica e vendeve të BE-së përdorin regjimin EET. Pra, qartazi Shqipëria ka pasur një praktikë tatimore aspak në harmoni me praktikën e vendeve të BE-së, madje edhe të vendeve të rajonit, si Maqedonia, dhe nuk nxit rritjen e shkallës së kursimit afatgjatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.