Berisha kundër ambasadores Vlahutin: Shqiptarët presin emra konkretë të inkriminuarish, jo sugjerime...

Berisha kundër ambasadores Vlahutin: Shqiptarët presin emra konkretë të inkriminuarish, jo sugjerime të çuditshëm dhe fyes për të kërkuar në Google

77
0
Shares

“Duke degjuar nje sygjerim te tille, te lind pyetja: a mos eshte kjo nje ‘marreveshje’ apo mbeshtetje qe i jepet Edi Rames, duke ju servirur te rinjve Google si modus vivendi, zgjidhje te kesaj çeshtje?”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër sot, deklaratat e mbajtura pak ditë më parë nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, për thirrjen që u ka bërë të rinjve shqiptarë që të kërkojnë vetë në “Google”, nëse kandidatët e partive politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit kanë rekorde kriminale apo jo
Në një koment të gjatë të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, kushtuar procesit të dekriminalizimit, Berisha shprehet se ambasadorja e BE-së me qëndrimet e saj po mban krahun e Edi Ramës. Ish-kryeministri ngre pikëpytjen nëse ajo ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.


rama-vllohuti1Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

“Te dashur miq, dekriminalizimi eshte sot proces jetik per zhvillimin, paqen, stabilitetin dhe integrimin per ne shqiptaret. Asgje nuk do te. ndikoje me shume ne imazhin tone, mendimin por edhe besimin e te tjereve per ne, se sa ky proces. Ne Parlamentin, qeverine, ne Policine, administraten tone, ne institucionet e tjera, si ne asnje vend tjeter, Edi Rama solli vrases, pengmarres, trafikante droge dhe prostitucioni, hajdute ordiner.
Per hir te vertetes dekriminalizimi, si vullnet per te ruajtur integritetin moral dhe etik te politikaneve, zyrtareve, punonjesve te administrates, eshte nje proces te cilit, vendet e tjera demokratike me shtet ligjor te konsoliduar dhe demokraci nder me te vjetrat e bote, dhe larg se paturi problemet tona, i kane dhene pergjigje te vendosur, te prere dhe te shkelqyer ligjore. Ne Shqiperi, situata eshte e pashembullt per nje vend te lire, ku vetem ne Parlament ne anen e mazhorances jane 19 deputete me rekorde kriminale. Partia Demokratike, per fat te keq, arriti vetem nepermjet bojkotit te sjelle ne epiqender te debatit kete çeshtje themelore te shoqerise dhe shtetit tone, e cila ishte shnderruar ne nje lloj tabuje per shkak te presionit te krimit te veshur me pushtet. PD arriti te angazhoje, ne mbeshtetje te procesit te dekriminalizimt, Parlamentin Europian dhe perfaqesues te grupeve kryesore te ketij parlamenti te cilet, konsideruan te domosdoshem procesin e dekriminalizimit, mbeshteten kerkesat e PD per kete proces, ndermjetesuan vendosmerisht arritjen e nje marreveshjeje midis mazhorances dhe opozites shqiptare per dekriminalizimin dhe rikthimin e PD ne Parlament. Kjo marreveshje u votua me konsensus ne Parlament, ajo ka percaktime te qarta edhe kohore.
Nje mbeshtetje te fuqishme ketij procesi i kane dhene qe ne fillim ambasada e SHBA, qeveria amerikane dhe ambasada dhe qeveri te tjera te vendeve mike. Por, qe ne ditet e para, ne zbatimin e kesaj marreveshje doli qarte se pengese e pakapercyeshme, do te ishte arkitekti i kriminalizimit te institucioneve te sotme dhe kreu i meduzes te krimit te organizuar ne Shqiperi, Edi Rama dhe kjo per faktin e thjeshte se, ai dhe qeveria e tij, jane te lidhur koke e kembe me krimin e organizuar dhe perfitojne prej tij.
Per ndonje njeri qe mendon se keto jane thjesht akuza politike nga nje kundershtar politik i Edi Rames apo dhe per ndonje te huaj, mik te Rames, qe skuqet nga inati duke tradhtuar dhe vehten kur arrin t’ja thone bashkebiesdues te tij, por qe eshte i interesuar per te verteten, pavaresisht nga investimi dhe lidhjet qe ndan me Edi Ramen, do te kerkoja njerezisht qe, me gjakftohtesi dhe pa parti, te pakten ti shtroje vehtes ose po mundi t’u japi pergjigje ketyre pyetjeve:
1- Si ka mundesi qe Edi Rama, i cili vetem 3 vjet me pare kishte te deklaruar ne ILDKP vehten si te pastrehe, me gjithsejt 3000 euro kursime, ka perfunduar kete vit ne Surrel rezidencen e tij private mbi 600 m2 katror siperfaqe ndertimi dhe me gjatesi te themeleve 57 m dhe me truallin toke te blere, sipas tij, me 2 dollare m2 nderkohe qe, me hipoteke, cmimi i tokes ne ate zone, ka qene ne kohen kur ai e ka blere, se paku 40 dollare?
2- Me cfare parash eshte ndertuar pallati 5 katesh, me siperfaqe ndertimi 900 m2, nga znj.Rama dhe familja e saj pasi ne organet tatimore, doganore, as dhe bankat e vendit nuk ekziston as dhe nje transaksion apo fature e vetme, qofte edhe nje leke te shpenzuar per ndertimin e tij? Pikerisht se ish-kryetarja e ILDKP filloi hetimin per origjinen e fondeve, me te cilat u ndertua rezidenca ne Surrel dhe pallati i znj. Basha dhe familjes se saj, Edi Rama e shkarkoi ate ne menyre antikushtetuese, siç e ka gjetur dhe Gjykata Kushtetuese e vendit.
Por, çdo njeri qe i shtron vehtes keto dy pyetje, do te konstatoje se Rama eshte i vetmi kryeminister ne Europe qe, pas dy vitesh pushtet, behet me vile luksoze dhe nuk tregon dot asnje fature mbi burimin e te ardhurave per ndertimin e saj, as dhe pallatit 5 katesh te bashkeshortes se tij. Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, do te dukej nan para tij.
Po rikujtoj ketu se, jo shume kohe me pare, Presidenti i nje vendi te madh ne Europe dha doreheqjen sepse kishte marre nje kredi te zbutur per vehte, apo nje kryeminister i nje vendi te BE u largua sepse kishte favorizuar me kredi per te blere shtepi nje mikeshe te tij.
3- Sot, per cdo qytetar te ketij vendi, eshte e qarte si drita e diellit se, fshehjen per disa muaj te kerkeses te autoritetve belge per ekstradimin e deputetit te Edi Rames, Mark Frroku per vrasje ne Belgjike nuk mund ta bente kurre Didi i Policise dhe askush tjeter, pervecse vet Rama qe i duhej te mbante peng deputetin e tij Frroku per dosjen Meta ose kundrejt nje shume te majme te paguar prej tij, per embelsimin e koalicionit te tij me PS.
4- Pervec Edi Rames asnjeri tjeter ne Shqiperi nuk mund te urdheronte Policine qe te lironte makinen e deputetit Mark Frroku, te cilen e kishte bllokuar ne Laprak sepse kishte si pasagjer kryetrafikantin e operacionit Viluni, Pllanaj, qe ndiqej nga Policia siç deshmon dokumenti origjinal i ketij institucioni per kete ngjarje, i botuar nga mediat dhe i pranuar nga Policia si dokument i saj. Ne rast se urdher-dhenesi i Policise per lirimin e bosit te droges Pllanaj, nuk do ishte Rama, ai do t’i jipej menjehere Prokurorise per vepren e tij penale.
5- Si kurre ndonjehere me pare, ne historine 23 vjeçare te pluralizmit, Kryetari i opozites kercenohet me vdekje nga banditi i Partise, Shullazi, apo gjuhet me karrike ne takim elektoral per t’i thyer koken dhe karrikja e hedhur drejt tij, i bie nje te moshuari qe shtrohet urgjent ne spital. Per te deshmuar se ai qendron prapa ketyre akteve te renda kriminale, as ne rastin e pare dhe as ne rastin e dyte Edi Rama nuk shqiperoi nje fjale te vetme denimi per keto akte te njerezve te tij. Perkundrazi, ai pas kercenimit te Shullazit nderseu kriminelin tjeter per t’i thyer koken me karrige kundershtarit te tij dhe fillimisht policia, me urdher te tij, mashtroi shqiptaret duke deklaruar se krimineli gjuajti xhaxhain e tij. Dhe vetem pasi i plagosuri deklaroi se nuk kishte asnje lidhje gjaku me agresorin nderruan versionin dhe e denuan vetem me dy jave burg kriminelin e porositur nga lart per aktin qe mund te kishte per vendin pasoja edhe katastrofale. Kurse Shullazi apo Emili i Partise, eshte monumenti i krimit qe mbrohet nga kryeministri.
Une nuk rrjeshtova ketu lidhjet direkte, te pamohueshme, te Edi Rames me banden e rruges se Kavajes, banden e Dritan Dajtit, banden e Lushnjes qe rezultojne, me kete te fundit, nga pergjimi i Prokurorise se Firences te bisedave te eksponenteve kryesore te kesaj bande ne te cilat flitej haptas per lidhjet e tyre me kryetarin e bashkise se Tiranes asokohe Edi Rama.
Une nuk u ndala ketu ne lidhjet e vjetra dhe te reja te Rames me banden e “Hakmarrjes per Drejtesi”, faktet e pakundershtueshme te lidhjeve te reja te vellait te Rames me Gentian Gjonaj, drejtues kryesor i kesaj bande me fabriken e miellit te Partise ne Xibrake, bashkepunimin e perditshem te Rames me gazeten dhe agjensine e lajmeve te kesaj bande, ne te cilat ai boton shpifje dhe trillime nga me te ultat te fantazise se tij te semure per kundershtaret e tij politike, apo produkte te vrasesve, trafikanteve te lidhur me te, etj., etj.
Bash per keto lidhje, Edi Rama eshte kundershtari me i eger dhe pengese me kryesore per procesin e dekriminalizimit.
Me gjithe perpjekjet e jashtezakonshme te opozites per te hartuar legjislacionin perkates, ne afatin e caktuar per zgjedhjet e 21 qershorit, gadishmerine e plote te Komisionit te Venecias, kryetarit te ketij komisioni, Edi Rama nuk ka shqiperuar gjer sot, nje here te vetme, fjalen dekriminalizim, madje ka kercenuar per ti nxjerre nga zyra edhe ndonje te huaj duke i thene se nuk lejon ne zyren e tij te flitet me termin dekriminalizim. Kurse ne Parlament ka sulmuar egersisht opoziten per dekriminalizimin pasi sipas tij jane apo jo kriminel, ky apo keta individe, kete e ka vertetuar populli me voten e tij.
Per te penguar kete proces, Edi Rama emeroi ne krye te komisionit nga grupi i PS nje deputet te denoncuar per perdhunim nga nje e semure me AIDS dhe te rregjistruar ne sistemin zyrtar te kontrollit te kufirit tek kalonte ne Maqedoni ne makinen e tij te deputetit me pasaporte diplomatike, trafikantin e rrezikshem Fatos Gjura.
Per te penguar kete proces, Edi Rama, nepermjet Taulant Balles dhe Ilir Metes, vonoi per muaj te tere e nuk pranoi te dergoje ftesen Kryetarit te Komisionit te Venecias per te na ofruar ekspertizen e shkalles me te larte ne hartimin legjislacionit te domosdoshem per dekriminalizimin.
Miqte dhe partneret tane jane angazhuar ne menyren me serioze per te ndihmuar me ekspertize dhe te dhena konkrete te pakontestueshme per t’i dhene pergjigjen me te mire ketij problemi qe sot eshte nderkombtarizuar. Shqiperia, per disa specifika, kete process nuk mund ta coje perpara, pa mbeshtetjen dhe ndihmen konkrete te miqve tane dhe une mund te siguroj cdo shqiptar se kjo ndihme e cmuar po ju jepet plotesisht shqiptareve, per çka ne duhet te jemi shume mirenjohes. Por, miqte tane, nuk mundet kurre te zevendesojne mungesen e vullnetit te Edi Rames per te realizuar kete proces. Keshtu qe, ne rrugen per realizimin e tij, sot ka nje pengese te vetme serioze qe eshte mungesa e vullnetit te Edi Rames. Megjithe kete, une kam besim te madh se PD eshte e vendosur te qendroj e palekundur dhe te mos terhiqet para asnje veshtiresie dhe te perdori te gjitha mjetet demokratike per realizimin e tij. Jam i bindur se Parlamenti Europian, Komisioni Europian, Komisioni i Venecias, SHBA dhe vendet mike do te vazhdojne te mbeshtesin fuqishem kete nisem jetike per shoqerine dhe vendin tone.
Por ketu me duhet te ndalem pak ne nje thirrje qe ju beri te rinjve ambasadorja e BE ne Tirane e cila, ne nje seri deklaratash te meparshme, ka theksuar rendesine e madhe te ketij procesi, madje ajo pak dite me pare iu tha shqiptareve se ne rast se partite politike nuk do te heqin nga listat kandidatet e inkriminuar deri me dt 13 maj, atehere komuniteti nderkombetar do te beje publike emrat. Kete deklarate te perfaqesueses se BE ne Shqiperi natyrisht njerezit e besuan dhe priten me interes daten 13 maj. Po kjo dite kaloi si nje dite e zakonshme dhe, zonja e nderuar, disa dite me vone doli ne krah te ministres Nikolla dhe kryetares se KQZ, Luzi, i ftoi te rinjte ne nje shkolle qe te lexojne ne Google per kandidatin qe do votojne.
Natyrisht, nuk eshte mbase e duhur, nuk eshte praktike e imja qe te komentoj deklaratat e Ambasadores se BE, as dhe ambasadoreve te tjere, per te cilet une ushqej respekt te palekundur. Mirepo, kjo eshte nje deklarate qe nuk ndihmon, madje sjell tym dhe konfuzion dhe con uje ne mullirin e Edi Rames, i cili tani, duke iu referuar ketij procesi qe ai kurre nuk i shqipton emrin, do t’ju tregoje shqiptareve Googel-in. Duke degjuar nje sygjerim te tille, te lind pyetja: a mos eshte kjo nje “marreveshje” apo mbeshtetje qe i jepet Edi Rames, duke ju servirur te rinjve Google si modus vivendi, zgjidhje te kesaj çeshtje?. Nuk e di nese eshte apo jo ekzakt, por ne rast se eshte keshtu, kjo eshte nje goditje shume e rende per kete proces jetik. Une them kete sepse, per disa çeshtje perfshire edhe kete çeshtje, ne takimet me opoziten por edhe te tjera, ambasadorja me njeanshmeri te dukshme, ka mbrojtur direkt ose indirekt, tezat e Edi Rames. I tille ka qene qendrimi i saj me çeshtjen Meta, kur ajo perpiqej te paraqiste Doshin, njelloj si Rama dhe Meta, si njeri qe ka kaluar apo do kaloje me PD. Absurditetit te ketij perfundimi absurd, i dha pergjigje te merituar vet Doshi, tek bente dje fushate per kandidatin e ASHE ne bashkine e Vaut te Dejes. Meqense nuk jane objekti i ketij shkrimi lidhjet e ambasadores, para dhe pas emerimit te saj, me mazhorancen aktuale, eksponente te saj, le te kthehemi tek çeshtja e dekriminalizimit, rekomandimi i saj publik, i vleresimit te kandidateve duke perdorur per burim shkrimet dhe te dhenat Google, eshte i çuditshem, per te mos thene se eshte dhe nje fyerje, shpresoj e paqellimshme, per te rinjte shqiptare. Kjo sepse dihet mire se ne Google gjenden shkrime nga me te vertetat por dhe trillime nga me banalet. Keshtu ne Google, ne shkrime te tera, personave publike te rendesishem dhe shume te rendesishem, iu atribohen pa asnje baze gjera qe kurre nuk kane lidhje me te, gjeri dhe vrasje, lidhje dashurie, pasurore, agjenturore, konvertime, etj., etj. Google, mjerisht shfrytezohet nga persona te caktuar keqdashes dhe keqberes, mitoman, ziliqar, por te panumert per te dizinformuar dhe fallsifikuar dokumenta te tera rreth vetes se tyre apo personave te caktuar.
Duke qene i bindur se problemi i dekriminalizimit ka nje vlere thelbesore per shoqerine ftoj te rinjte e Shqiperise, pavarsisht nga bindjet e tyre politike, te ndermarrin nisma konkrete dhe te kontribojne ne çuarjen para te ketij procesi te nje rendesie te jashtezakonshme per ata dhe vendin e tyre. Ftoj opoziten qe po me ate vendosmeri qe realizoi marreveshjen, te vazhdoje deri ne rrezimin e plote te murit te krimit te Edi Rames dhe pushtetareve te sotem!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY