Dëshmia tronditëse: Imami më dërgoi ish-gruan dhe djalin në Siri
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, është tërhequr sot, dhe ka lejuar mbështetësit e xhihadistëve të akuzuar, që të veshur me bluzat e zeza me mbishkrimin “Jam krenarë që jam myslimanë”, të marrin pjesë në seancën gjyqësore.
Kjo tërheqje vjen pas dështimit të dy seancave të mëparshme, në të cilat policia e rendit, e cila monitoron sigurinë në këtë gjykatë, për herë të dytë ka vendosur të mos lejojë në sallën e gjyqit mbështetës të të pandehurve. Shkak këtë herë është veshja e tyre me bluza ku shkruhej, “Jam krenar që jam mysliman”.
Në seancat e mëparshme të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim pjesëmarrjen në luftën për xhihad në Siri, nuk pranuan të vijojnë gjykimin, për shkak se përkrahësit e tyre nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në seancë.
Ata kanë detyruar gjykatën të shtyjë seancën, pasi janë larguar në mënyrë demonstrative nga salla e gjykimit.
Ndërkohë seanca ka vazhduar më pas normalisht.
Ajo që ka rënë në sy gjatë seancës ka qenë ndryshimi i dëshmisë së dëshmitarit kyç, Erzen Gashi.
“Gjatë hetimit më është bërë presion nga policia”, mësohet të ketë thënë Gashi.
Ndërkohë, në fazën e hetimeve Gashi kishte deklaruar disa herë se disa nga të pandehurit e kishin marrë për ta çuar në Siri.
Genc Balli Një dëshmi tronditëse ka dhënë sot në sallën e gjyqit në seancën e radhës për “Xhihadistët”, i thërrituri i prokurorisë.
Zamir Mani, nga Shkodra ka rrëfyer se një nga të arrestuarit, me të cilin nuk ka pasur kurrë kontakte dhe as e njihte, me emrin Abdurrahim Balli, por që sipas akuzës është emri tjetër i Genci Ballës, i ka dërguar ish-gruan dhe djalin në Siri.
“Kam qenë i martuar, prind i një djali të vogël, të cilën me vendim gjykate duhet ta takoja pas divorcit. Një ditë nuk e gjeta më në shtëpinë ku rrinin dhe më njoftuan se mund ta takoja në Tiranë. Në vendin e takimit nuk me del ish-gruaja, por tre meshkuj me mjekra që më thanë se ishin vëllezërit myslimanë të saj”, tha ai në sallën e gjyqit.
Më tej, ai ka pranuar se i është kërkuar llogari pse e bezdiste ‘motrën’ e tyre.
“Pasi nuk mund të takoj djalin, e humba çdo gjurmë të tyre, denoncova në komisariat në Tiranë e më thanë ta kërkojë në Kavajë. Atje më thanë, se Abdurrahim Balli, e kishte dërguar në Siri, ish bashkëshorten time bashkë me djalin”, tha dëshmitari.
Ndërkohë Balla, i pyetur ne gjyq ka deklaruar se nuk e njeh akuzuesin.
Dy dëshmitarët e tjerë të akuzës janë tërhequr nga dëshmia që kishin dhënë më herët në prokurori.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/