Pensionistja në Kuçovë i kërkon strehim, kryeministri Rama: Prit, bëj durim, me...

Pensionistja në Kuçovë i kërkon strehim, kryeministri Rama: Prit, bëj durim, me radhë

57
0
Shares

Gjatë takimit elektoral në Kuçovë, qytetarë të ndryshëm i shprehën kryeministrit Edi Rama një sërë problemesh e shqetësimesh. Përballë tyre, kreu i Qeverisë i “inkurajonte” se duhej të bënin më shumë durim.
Rruga në fushat dhe pronat ishin shqetësimet e një zotërie që në Kuçovë shfrytëzoi rastin për të qallë hallet me Kryeministrin.
Me një batutë që riciklon sa herë gjendet ngushtë, Edi Rama u kërkoi që të bënin durim.
Një pensioniste u munda t’i shpjegojë kreut të Qeverisë se ka mbetur pa strehë.
Ai e qetësoi se zgjidhja është e thjeshtë, vetëm se me pak qetësi edhe ajo duhej të priste.
Ujitja e tokës në bujqësi është një tjetër shqetësim.
Kryeministri kishte po të njëjtën përgjigje: me radhë!
Një tregtar nga Kuçova i rrëfeu Kryeministrit se taksat janë aq të larta se nuk po ja dalin dot.
Edi Rama, që sa herë dëgjon Lulzim Bashën të flasë për taksat thotë se nuk janë cështje që i përkasin zgjedhjeve për pushtetin vendor, këtë herë shkarkoi përgjegjësinë e Bashkia dhe siguroi tregtarin se sa të ketë frymë nuk shpëton dot prej taksave.
Me këtë rast, Kryeministri rikujtoi se biznesit të vogël i ka ulur taksat me 50 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY