Rama në konferencë me Vucic: Ti kthejmë marrëdhëniet Serbi-Shqipëri në një forcë...

Rama në konferencë me Vucic: Ti kthejmë marrëdhëniet Serbi-Shqipëri në një forcë të re në Ballkan

75
0
Shares

“E sotmja e Ballkanit është Europa e nesërmja e Ballkanit është BE”

Në konferencën e përbashkët për shtyp, midis dy kryeministrave shqiptarë e serbë, Edi Rama në fjalën e tij u përqendrua të përforcimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, duke e konsideruar përforcimin e këtyre marrëdhënieve si “forcë të re në Ballkan”
“E sotmja e Ballkanit është Europa e nesërmja e Ballkanit është BE”, u shpreh gjithashtu Rama


Pjesë nga deklarata e Edi Ramës
“Falënderoj kryeministrin Vucic, shpreh bindjen se 24 orët që do të qëndrojë në Tiranë, do të jenë një shtysë për tu rikthyer. Uroj që pas kësaj vizite kolegu serb të inkurajojë qytetarët e tij, të vizitojnë Shqipërinë, sidomos gjatë verës, ku i siguroj se do të gjejnë vendpushimin, ushqimin dhe mikpritjen më të mirë.
Kryeministri Vucic i pari zyrtar, nga Beogradi që pritet me këtë rang protokolli…, pas një kohe të akullt marrëdhëniesh.
Ky fakt është shenjë e vetëdijes dhe bindjes së përbashkët, se sot shqiptarët dhe serbët kanë mundësi historike ta kthejnë paqen, në një paqe që ia vlen të jetohet. Ne kemi sot mundësinë për të bërë për të mirën tonë dhe të njëri – tjetri, për rajonin, atë që gjermanët dhe francezët bënë pas luftës ë dytë Botërore. Ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara agjendën e një rajoni pa kufi, duke rrëzuar të gjitha barrierat ë na kanë penguar deri më sot, për të projektuar të ardhmen jo thjesht politikisht, konkretisht përmes harrimit dhe mbështetjes së përbashkët të disa projekteve.
Ne jemi shuam të vegjël për të mos u bërë bashkë…
Kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë për të arritur suksesin për kombet dhe vendet tona. Fatet e vendeve të Ballkanit janë të ndërvarura…
Ne të gjithë jetojmë me një pjesë të tjetrit, edhe kur me tjetrin jemi ndarë…
Ta kthejmë këtë marrëdhënie në fazën historike, të paqes ndëretnike, ndërfetare dhe ndërshtetërore.
Fakti që edhe një top futbolli rrezikoi të na kthente në pikën zero gjashtë muaj më parë këto marrëdhënie, ishte fakt i kthimit në një fazë të re…
Ka një të vërtetë të përbashkët ka edhe një rrugë të përbashkët, pavarësisht se ka një jo dakordësi sa një mal për çështjen e Kosovës. Por kjo jo dakordësi nuk e zbeh dialogun Serbi-Kosovë… Sepse pa hapjen e këtij dialogu, nuk do të kishte qenë e mundur që Shqipëria dhe Serbia të hynte në rrugën e bashkëpunimit konkret.
Kam kënaqësinë të rikonfirmoj vullnetin e palës serbe dhe kryeministrit Vucic, marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave. Lugina e Preshevës pret më shumë nga qeveria serbe…
Dialogu seri Kosovë që Shqipëria e mbështet që në krye të herës.
Ngjarja tragjike në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e kësaj paqe në Ballkan dhe për Ballkanin.
Ne jemi kundër çdo forme të shfaqjes së ksenofobisë dhe të ndasisë. Të gjithë vendet e rajonit duhet të distancohen nga thirrjet në Maqedoni. E sotmja e Ballkanit është Europa e nesërmja e Ballkanit është BE…
Të bëhemi bashkë për tu mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi apo edhe nga gjeopolitika.
Unë e shoh këtë vizitë, si shenjë të ndërlidhjes me këto aspirata, ndaj i mbetem falënderues kryeministrit Vucic, për vizitën në tiranë dhe uroj për intensifikimin e marrëdhënieve dhe për kthimin e këtyre marrëdhënieve në një forcë të re në Ballkan”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY