Gjergji Mero: Programi për fshatin siguron treg për produktet e fermerëve

Gjergji Mero: Programi për fshatin siguron treg për produktet e fermerëve

144
0
Shares

Kandidati i PD për kryetar bashkie, Gjergji Mero, gjatë takimeve me banorët e fshatrave Qatromë dhe Ravonik, dëgjoi ankesat e shumta të banorëve për varfërinë e tejskajshme që ka mbërthyer familjet e tyre. Ata thanë se nuk mund të përballojnë taksat e rritura tek imputet bujqësore, pesticidet dhe karburantet, papunësinë e lartë, ndërkohë që bashkia u ka premtuar gjatë këtyre viteve, mbështetje. Ekonomia fshatare është bllokuar dhe nga importi që pasuron disa njerëz në pushtet, thanë ata. Kandidati Mero se qeveria e ka braktisur fshatin. “Si kandidat për bashkinë e re ju premtoj se projektet që kanë nisur në ndërtimin e infrastrukturës do ti mbarojmë që vitin e parë. Me ndryshimin e pritshëm të ligjit për qeverisjen vendore, ne kemi project një skemë funksionale për kanalet vaditëse dhe ujitëse, nëpëmjet ngritjes së shoqatave që do të mbështesin këtë infrastrukturë.”- u shpreh kandidati Mero.
Duke u shprehur se gjithë eksperiencën në agronomi dhe pasionin për bujqësinë do tia dedikojë zhvillimit te fshatit, Gjergji Mero shpalosi disa nga pikat e programit të tij për uljen e taksave dhe forcimin e tregut të shitjeve te produkteve, duke frenuar praktikat korruptive të importit dhe informalitetit që po mbysin prodhimet vendase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY