Me dy insulina në 5 muaj u vodhën 3.9 miliardë lekë

Me dy insulina në 5 muaj u vodhën 3.9 miliardë lekë

81
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar denoncimin me abuzimet e rimbursimit të barnave. Në një postim në “Facebook”, Berisha mesa fakteve, shifrave, emra konkretë të implikuarish, denoncon se vetëm për 5 muaj, me dy insulina janë vjedhur rreth 3.9 miliardë lekë (të vjetra), duke falsifikuar faturat dhe recetat e rimbursimit të tyre.


Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Vetëm me dy Insulina, në 5 muaj janë vjedhur 388.320.000 leke te reja. Të gjitha nën kujdesin e Beqes!


sali berisha, duke shkruar ne zyre“Te dashur miq, ketu keni permbledhjen e nje Kontrolli qe tregon se vetem kompania prane Ministrit Beqja ka vjedhur me rimbursimin e dy insulinave, nga nentori deri ne mars, plot 388.320.000 leke te reja.
Keshtu, persa i takon rimbursimit te Insulinave:
Kemi te bejme me nje vjedhje ne vazhdimesi me shifra te medha per buxhetin e Fondit. Per te treguar se sa eshte masa e abuzimit po ju sjell shembullin e dy insulinave me te perdorshme per tremujorin e pare te vitit 2015, e cila paraqitet e tille:
1. Insuline te thjeshte baze jane rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, nderkohe qe jane shperndare nga depoja importuese vetem 7.200 pena. Pra 33.800 pena jane rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon ne 24.674.000 leke te reja. Kurse ne total, prej muajit nentor 2013, shifra shkon 123.370.000 leke te reja.
Nje detaj ne lidhje me kete abuzim lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma”, e cila per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi vetem me 2.400 pena dhe ka leshuar fatura per 33.600 pena duke mbuluar nje vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, te cilat kapin vleren 22.776.000 leke te reja.
2. Per nje Insuline te perzier jane rimbursuar nga Fondi 80.000 pena nderkohe qe jane shperndare nga importuesi vetem 13.000 pena, pra 67.000 pena jane rimbursuar me receta fiktive, me vlere totale prej 52.930.000 leke te reja. Abuzimi prej muajit nentor 2013, kap vleren 264.650.000 leke te reja.
Po e njejta depo, “Omegafarma”, per tremujorin e pare 2015 eshte furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka leshuar fatura per 67.000 pena, duke mbuluar nje vjedhje prej 62.400 pena ose ne vlere 49.296.000 leke te reja.
Vetem per keto dy insulina abuzimi kap shifren 388.320.000 leke te reja. Vetem per keto dy barna, kompania prane Ministrit Beqaj, qe eshte lejuar te vjedhe ne shifren 72.066.000 leke te reja vetem ne tre muaj. Kurse per gjithe periudhen qe i eshte rimbursuar “Omegafarmes”, shifra vetem per keto dy barna eshte plote 360.330.000 leke te reja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY