Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Liderët e Ballkanit bashkë përballë Europës: Të angazhuar për bashkëpunim, por duhet vëmendje nga BE

28/05/2015
Liderët e Ballkanit bashkë përballë Europës: Të angazhuar për bashkëpunim, por duhet vëmendje nga BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Forumi Ekonomik i Vjenës që mbajti punimet në Tiranë dhe ku u ulën në të njëjtin panel 6 kryeministrat të rajonit të Ballkanit për të folur për të ardhmen e përbashkët europiane, u dha mundësinë kryeministrave të Kosovës e Serbisë të shtrëngojnë duart me njëri – tjetrin.
Në frymën e bashkëpunimit dhe duke e shfrytëzuar këtë takim si shembull të kësaj fryme, krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit ishin në të njëjtën linjë kur kërkuan vëmendjen e Europës për integrimin e rajonit.
Të mbledhur në forum, vendet e rajonit, i kërkuan BE, që t’i japë fund trajnimeve dhe të zgjidhë qesen, duke dhënë para për realizmin e projekteve që do ta afronin Ballkanin me BE.
“Infrastruktura dhe strategjia e përbashkët e investimeve janë shtyllat mbi të cilat do bashkëpunojmë.  Na kërkohet të sfidojmë veten, por është koha që edhe Evropa të sfidojë veten e të na shohë më tjetër sy. Të mos e lëmë të kthehet në armik të ëndrrës së përbashkët evropiane”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Në Serbi, ka rënë pak mbështetja për BE, ndoshta edhe për shkak të kësaj lodhjes që përmendi Edi. Duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë çfarë na duhet nga BE. Na duhen para jemi të tejngopur me seminare por na duhen para për të vënë në jetë projektet. A mund të na jepni para, në qoftë se nuk na i jepni  na  thoni se kemi paratë tonë. Njerëzit tanë nuk duan t’ia dinë farë ata duan rezultate konkrete”, vijoi në qëndrimin e tij në të njëjtën linjë, kryeministri serb Alexandar Vucic.
“Është e qartë që janë ca çështje që janë të hapura që i kemi mbartur nga e shkuara. Këto janë çështje që kërkojnë vëmendjen e  Bashkimit Europian. Ngjarjet në Kumanovë, dialogu Serbi- Kosovë por edhe situata në Bosnje kërkojnë më shumë vëmendje. Duhet të jemi të qartë se mungesa e stabilitetit është krijuar nga shekuj dhe kjo sjell dhe  mungesë të zhvillimit të rajonit”, mbështeti të njëjtin qëndrim edhe kryeministri malazez, Milo Gjukanovic.
“Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndjesi negative te qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, u shpreh ministri maqedonas Nikola Gruevski
Isa Mustafa, duke u bazuar në marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se vetëm dialogu mund të zgjidhë çështjet e nxehta në interes të qytetarëve.
Në 27 gusht, në Vjenë, ku do të vijohet procesi i bashkëpunimit i nisur ne Berlinin, vendet e Ballkanit u zotuan se do të shkonin me projekte konkrete, por edhe në këmbim, presin ndihmë konkrete.
Gjithashtu 6 kryeministrat rajonit, Isa Mustafa, Aleksandar Vucic, Edi Rama, Milo Gjukanoviç, Nikola Gruevski dhe  Denis Zvizdic, ishin në një mendje se Bashkimi Europian duhet të japë ndihmesën e vet në këtë proces duke investuar në projekte konkrete infrastrukturore me qëllim që “ëndrrat e rajonit të përputhen me ëndrrat e Europës”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.