Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ligji i ri, dokumentet e ish-Sigurimit, kush nuk i dorëzon gjobë deri në 2 milionë lekë

29/05/2015
Ligji i ri, dokumentet e ish-Sigurimit, kush nuk i dorëzon gjobë deri në 2 milionë lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personat që janë në dijeni ose zotërojnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre, duhet t’i dorëzojnë ato pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që, çdokush që shkel këtë detyrim ligjor do të gjobitet me 100 – 200 mijë lekë. Gjithçka përcaktohet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili është botuar dje në Fletoren Zyrtare e hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Detyrimet
Sipas ligjit, çdo person fizik dhe juridik privat i dorëzon menjëherë autoritetit, me kërkesë të tij, dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që zotëron, si dhe kopje apo dublikata të tjera, kur këto nuk janë në pronësi të personit fizik apo juridik privat. Vërtetimi i pronësisë i takon personit fizik ose juridik privat.
Gjithashtu, ligji saktëson se në pronësi të personit fizik apo juridik privat do konsiderohen dokumentet që personi fizik apo juridik i ka përgatitur vetë në bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit.
Ndërkohë që, kur dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, rezultojnë në pronësi të personit fizik apo juridik privat, ky i fundit i vë ato në dispozicion të autoritetit për të përgatitur kopje ose dublikata të tyre. Dorëzimi i këtyre dokumenteve nga personat fizikë dhe juridikë, krahas rrjetit arkivor, është një nga mënyrat që parashikon ligji për identifikimin e dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit, me qëllim hapjen e dosjeve.

Informimi
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, do të jetë organi përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to.
Sipas ligjit, për t’u informuar për këto dokumente, personat e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim pranë autoritetit.
E drejta për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve, përfshin të drejtën për informim e të prekurve, palëve të treta, bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të favorizuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.