Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Universiteti i Vlorës, Ministria mbyll 4 programe master, studentët kundër

29/05/2015
Universiteti i Vlorës, Ministria mbyll 4 programe master, studentët kundër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Akreditimit në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) ka marrë vendimin për mbylljen e katër programeve master në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Në vendimin e datës 27. 03. 2015, Këshilli i Akreditimit, veç mbylljes së këtyre programeve studimi të ciklit të dytë, propozon edhe transferimin e studentëve në një program tjetër të ngjashëm studimi.
Duke u nisur nga ky vendim, studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike në Universitetin e Vlorës i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit duke kërkuar një sqarim se çfarë do të ndodhë me ta vitin e ri akademik, 2015-2016. Nëpërmjet një njoftimi, MAS i ka sqaruar studentët se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por i garanton ata se vendimi që do merret do jetë konform ligjit.
“Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk ka asnjë vendimmarrje për transferim të studentëve në universitete të tjera publike apo private apo mbyllje programesh studimi në të cilat vijojnë studimet aktualisht studentë të Universitetit të Vlorës. Garantojmë gjithashtu se çdo vendimmarrje e MAS do të jetë në përputhje më aktet ligjore në fuqi dhe në interesin më të mirë të studentëve”, thuhet në njoftimin e MAS.
Ndërsa studentët e Universitetit të Vlorës shprehen se, “problemi i parë, është se nëse për këto programe master nuk do të miratohen kuota për vitin e ri akademik, do të thotë që studentët që janë duke ndjekur studimet ‘Bachelor’ nuk do të vijojnë studime master në Universitetin e Vlorës. Ndërsa shqetësimi tjetër që ne kemi, ka të bëjë me ata studentë që kanë programe. Çfarë do të bëhet me diplomat e tyre, do njihen apo jo?”.

Programet e mbyllura
Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”
Master Profesional në “Më-në Biologji me profil Minor Kimi”
Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”
Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.