Rënia e fasonit, taksat dhe çmimi energjisë rritin 15 – 20 %...

Rënia e fasonit, taksat dhe çmimi energjisë rritin 15 – 20 % koston e punës

104
0
Shares

Sipas aktorëve të tregut, mbështetja e madhe që reklamohet nga qeveria për këtë sektor është vetëm propagandë, pasi janë rritur shumë kosto, që nuk po përballohen dot dhe kjo po nxit informalitetin, ndonëse sipërmarrja nuk e do këtë…

Ndonëse kërkesa është shtuar nga partnerët italianë, të cilët po largohen nga Rumania dhe kanë si preferencë Shqipërinë, eksportet e tekstile e këpucëve, që punojnë kryesisht me material porositësi, kanë shënuar një performancë negative në katër muajt e parë të vitit. Sipas statistikave të INSTAT, eksportet e tekstileve e këpucëve u tkurrën me me 2 % në 28.3 miliardë lekë për 4 mujorin, rënia e parë që nga 2012-a. Vitin e kaluar, kjo industri u zgjerua me rreth 25 %, duke dhënë ndikimin kryesor në rritje në 2014-n. Vetëm në prill, kjo industri ra me 12 %.
Flamur Hoxha, drejtues i Kler, një nga kompanitë më të mëdha në vend në prodhimin e këmishëve, thotë për Monitor.al se arsyeja kryesore është rritja e kostos së punës, ndërsa kërkesa nuk mungon. Ai vlerëson se me çmimin e rritur të energjisë (nga 9 lekë në 14 lekë për kilovat ore), rritjen e tatim fitimit dhe dividendit nga 10 në 15 %, kosto e punës për njësi është rritur me 15-20 %, duke e bërë industrinë më pak konkurruese.
Sipas aktorëve të tregut, mbështetja e madhe që reklamohet nga qeveria për këtë sektor është vetëm propagandë, pasi janë rritur shumë kosto, që nuk po përballohen dot dhe kjo po nxit informalitetin, ndonëse sipërmarrja nuk e do këtë.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Dhoma Amerikane, e cila në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave për paketën fiskale 2016 ka pohuar se, “U mendua për fasonistët se do të kishte lehtësira fiskale, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi ndodhën ndryshime që e rënduan gjendjen e tyre. Rritja e çmimit të energjisë ka shkaktuar problematika për këtë sektor dhe ne propozojmë që TVSH-ja për energjinë të ulet nga 20 në 6 për qind. Ndërkaq, jo vetëm sektori i fasonit, por shumë industri janë duke e ndjerë rritjen e çmimit të karburantit. Ne propozojmë një reduktim të normës së taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit për karburantin”.
Flamur Hoxha thotë se në periudhën 2008-2014, industria nuk ishte keq, ndërsa tani po kalon në kufijtë e mbijetesës.
“Kërkesa ka nga kompanitë që punonin më parë me Rumaninë, të cilët e pëlqejnë Shqipërinë, por këtu të gjithë bëjën konkurrencë me njëri tjetrin, mundohen të japin çmime sa më të ulëta dhe kjo i fut në kurth”.
Lehtësitë fiskale që Italia po ofron për sipërmarrësit e rinj janë një tjetër faktor që po i mbajnë larg sipërmarrjet italiane, që po preferojnë të hapin kompani në vendin e tyre.
Ndryshe nga vendet e rajonit, që kanë rendiment më të lartë, teknologji të avancuar dhe cikël të mbyllur prodhimi, industria shqiptare, sidomos ajo e tekstileve vijon të mos e mbyllë ciklin dhe të ketë avantazh kryesor krahun e lirë të punë, çka e bën më të brishtë ndaj lëvizjeve fiskale. Mosmbyllja e ciklit e ka lënë ndërkohë industrinë të varur nga Italia, që është e vetmja që delegon vetëm disa procese te partnerët shqiptarë, kryesisht prerje dhe qepje. Sipërmarrjet e tjera të Europës kërkojnë që partnerët shqiptarë të realizojnë të gjitha proceset, ata vetëm dërgojnë modelin dhe më pas presin produktin e gatshëm.
Një tjetër problem, sipas Hoxhës, është dhe kualifikimi i punonjësve, që mbetet i ulët.

Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/FOTO_Gjirokaster_falimenton_biznesi_fason_te_cilit_Erion_Veliaj_i_kishte_uruar_pune_te_mbare_2735_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY