Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vrasja e trefishtë te Shkencat, vëllezërit Doçi hetohen edhe për vrasjen në Holandë

29/05/2015
FOTO/ Vrasja e trefishtë te Shkencat, vëllezërit Doçi hetohen edhe për vrasjen në Holandë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Paraditen së shtunës, tre të arrestuarit, italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markelian dhe Klevis Doçi do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve

 

Dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi njëherazi nipat e viktimës Mentor Lufi po hetohen edhe për vrasjen e Durim Sulkut në Roterdam të Holandës.
klevis dociBurime nga Prokuroria për Krime të Rënda, bëjnë të ditur se krahas akuzës për vrasjen e Besnik Sulkut pasditen e së mërkurës në Tiranë, ndaj dy vëllezërve Doçi ka ngritur dyshime, se janë ata autorët e ekzekutimit në Holandë. Kjo për faktin se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, rezultojnë se të dy vëllezërit Doçi me datë 6 prill ndodheshin jashtë territorit shqiptar dhe mendohet se janë ata ekzekutorët e Sulkut në një nga parkingjet e Roterdamit.
Pritet që në ditët në vazhdim, prokuroria t’i drejtojë autoriteteve të drejtësisë holandeze një kërkesë duke kërkuar gjurmët e mundshme të gishtave apo ndonjë provë tjetër të gjetur në vendin e vrasjes së Durim Sulkut.
pistoleta_1_3266Hetuesit thonë, se me ngritjen e këtyre dyshimeve dhe ngjarjes së ndodhur në bulevardin Zogu i Parë, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për gjakmarrje në bashkëpunim ndaj dy vëllezërve Markelian dhe Klevis Doçi.
Me ndihmën e ekspertëve të Policisë Shkencore është provuar se Markelian Doçi ka vrarë atentatorin Besnik Sulku me pistoletën e bllokuar nga policia. Ndërsa në rolin e shoferit të makinës “Tuareg”, Klevis Doçi e ka goditur me makinë italianin Salvatore Letizzia dhe më pas ka tentuar të ndjek atentatorin tjetër Sulku, të cilin në ndjekje e sipër e ka qëlluar me armë Markelian Doçi, duke e lënë të vdekur. Hetuesit thonë se dy vëllezërit kanë dhënë shpjegime të hollësishme duke treguar dhe pranuar veprimet e tyre në mbrojtje të xhaxhait të tyre, tashmë të vrarë Mentor Lufi.
pistoleta_2_3267Akuzën e “vrasjes për gjakmarrje” në bashkëpunim mësohet se Prokuroria e ka ngritur edhe për italianin Salvatore Letizzia. Hetuesit thonë se kanë përcaktuar pistoletën me të cilën Letizzia ka qëlluar në drejtim të dy viktimave Mentor Lufi dhe Gert Goxhaj, e provuar kjo edhe nga ekspertët e policisë shkencore të cilët në krahët e italianit kanë fiksuar gjurmë të mbetjeve të barutit. Krahas kësaj prove, prokurorët thonë se gjatë kontrollit fizikë në xhuboksin e italianit është gjetur edhe fotoja e viktimës Mentor Lufi. Ndërsa një nga kamerat e sigurisë në zonë, e kanë fiksuar italianin duke mbushur pistoletën pak sekonda para ekzekutimit Lufit dhe Goxhajt. Hetuesit mësohet se kanë gjetur edhe motorin me të cilin dy atentatorët kishin shkuar pranë vendit ku kryen atentatin e pasdites së mërkurë.
pisroleta_3_3268Paraditen së shtunës, tre të arrestuarit, italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markelian dhe Klevis Doçi do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.