Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti po bën dhe reklamën e kandidatit të tij për Fierin, Albert Çaçi, i cili ka qënë deputet i PS dhe zëvëndësministër. Prifti ka postuar një shkrim të Panorama ku tregohet se Çaçi sipas anketimeve është në vend të parë në Fier, Alibeaj i dyti dhe Subashi i treti.
“Një sondazh i zhvilluar së fundmi nga shoqëria civile dhe Sigma Research Foundation për Bashkinë Fier ka treguar se është thyer trendi klasik i zgjedhjeve, ku votuesit orientoheshin në dy krahët e politikës, duke e nxjerrë kandidatin e PSD-së më lart se dy kandidatët e partive të mëdha. Duke ju referuar këtij sondazhi paraprak, të dhënat e tij paraqiten shumë interesante dhe tregojnë një rezultat fluid, ku bastionet tradicionale të logove partiake tregojnë mjaft dukshëm krisje të votuesve dhe simpatizantëve të hershëm të dy partive kryesore në vend. Nga rezultatet në përqindje, deri në këtë periudhë, për kryetar Bashkie të Fierit mësohet se Albert Çaçi ka marrë rreth 27%, ndërsa kandidati i PS, Armando Subashi ka marrë rreth 24% dhe kandidati i PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë vetëm 25% të votuesve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/