DOSJA/ Vrasja e trefishtë te Shkencat, 17 të shtëna pistoletë, nga një...

DOSJA/ Vrasja e trefishtë te Shkencat, 17 të shtëna pistoletë, nga një plumb për secilin prej tre viktimave

69
0
Shares

Prokuroria zbardh dinamikën e ngjarjeve të tre ditëve më parë, me tre të vrarë dhe tre të arrestuar.
Sipas prokurorisë mësohet se , më datën 27. 05. 2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal të “vrasjes për gjakmarrje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a i Kodit Penal. Sipas informacionit referues, mësohet se në datën 27. 05 2015, rreth orës 18.30, në vendin e quasjtur Bulevardi “Zogu i Parë”, Tiranë, pas një shkëmbimi zjarrri kanë mbetur të vrarë shtetasit Besnik Sulku, Gerti Goxhaj, ndërsa shtetasi Mentor Lufi (Doçi) është transportuar për në Spitalin Universitar të Traumës, ku nga plagët e marra ka gjetur vdekjen.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale tre armë zjarri, dy të markës “Makarov” dhe tjetra e markës “Glock”, si dhe janë sekuestruar 17 gëzhoja arme zjarri.
Gjithashtu gjatë këqyrjes së kuformave të shtetasve Besnik Sulku, Gerti Goxhaj dhe Mentor Lufi (Doçi), në trupat e secilit prej tyre është gjetur nga një predhë plumbi të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Në momentet e para pas ndodhjes së ngjarjes nga ana e shërbimeve të policisë së Repartit “Shqiponjat” të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës dhe atyre të komisariatit të Policisë nr. 3, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Klejvi Doçi dhe Markelian Doçi, vëllezër me njëri-tjetrin dhe nipat e viktimës Mentor Lufi (Doçi).
Siaps raportit të shërbimit dhe kapjes në flagrancë, shtetasi Markelian Doçi ka pasur në dorë një armë zjarri të llojit pistoletë, të cilën e ka hedhur në vendin e ngjarjes.
Disa momente më pas është bërë edhe shoqërimi i shtetasit italian Salvatore Lettizia, i cili është kapur nga ana e forcave të policisë, afër Hotel “D….”, ku edhe ju sekuestrua një qese plasmasi, brenda së cilës kishte një xhup, si edhe një foto, e cila më vonë u vëretua se i përkiste viktimës Mentor Lufi (Doçi).
Në lidhje me mekanizmin e ngjarjes janë pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, disa shtetas të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Nga tërësia e deklarimeve të tyre, mësohet se, disa minuta përpara ngjarjes, rreth orës 18.00,  në lokalin e quajtur “H…”, që ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përballë Maternitetit “Geraldina”, janë ulur shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Markelian Doçi, Klejvi Doçi, Gerti Goxhaj.
Pasi kanë qëndruar në lokal, kanë dalë jashtë dhe kanë hipur në makina të cilat ishin të parkuara pranë lokalit. Në makinë “Tuareg” ne targa AA XXX KE, kanë hipur shtetasit Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi, ndërsa në makinën tip BMË, kanë hipur shtetasit Mentor Lufi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj. Automjetet “Tuareg” dhe BMË, kanë lëvizur njëri pas tjetrti, ku përpara ishte BMË e cila drejtohej nga Gerti Goxhaj dhe pasagjer ishte Mentor Lufi (Doçi). Në momentin që kanë filluar lëvizjen, pranë makiëns BMË janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kishin edhe psitoleta në duar dhe kanë filluar të qëllonin në drekjtimin ku ishte ulur Mentori.
Në këtë çast Markelian Doçi i cili drejtonte “Tuareg”-un dhe që ndodhej mbrapa i ka dhënë shpejtësi makinës dhe ka goditur me parakolp njërin prej tyre, i cili ishte shtetasi italian Salvatore Lettizia. Menjëherë ka ndaluar makinën dhe kanë zbritur të dy, Markeliani dhe Klejvi. Markeliani ka pasur me vete në dorë një spitoletë dhe është vënë në ndjekje të njërit prej tyre, konkretisht Besnik Sulku, i cili ishte duke u larguar me vrap në drejtim të lokl “N…”.
Markeliani ka qëlluar disa herë në drejtim të tij duke e vrarë në vend.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Nga ana e saj u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi. Disa momente më vonë u bë edhe ndalimi dhe shoqërimi i shtetasit italian Salvatre Lettizia.
Pas shoqërimit, u bë edhe pyetja e tyre.
Nga deklarimet e shtetasit italian Slavatore Lettizia, ai pranon se ka qenë në vendinn e ngjarjes me të vrarin Besnik Sulku. Të dy kanë pasur armë me vete dhe armën e ka hedhur në një shkurre pranë hotelit ku edhe u ndalua nga policia. Nga ana e policisë u bë edhe kontrolli dhe këqyrja e vendit ku mendohej se ishte hedhur arma, e cila u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me motivin e ngjarjes, nga deklarimet e të shoqëruarve dhe veprimeve të tjera hetimore, mësohet se ka dyshime të bazuara se shtetasit Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Holandë vrasjen e vëllait të autorit Besnik Sulku, i quajtur Durim Sulku, në shenjë hakmarrje për atentatin e kryer ndaj xhaxhait të tyre Mentor Lufi (Doçi) në datën 19. 12. 2014. Mbi bazën e të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, deklarimet e personave të pranishëm në vendin e ngjarjes, deklarimet e personave të dyshuar, është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Klejvi Doçi, Markelian Doçi, Salvatore Lettizia, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “vrasjes për gjakmarrje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY