Halim Kosova, një zgjidhje për 8000 apartamentet e pashitura në Tiranë

Halim Kosova, një zgjidhje për 8000 apartamentet e pashitura në Tiranë

60
0
Shares

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës ka publikuar sot disa propozime që shërbejnë si zgjidhje për disa nga problemet më madhore të Tiranës.
1.Një problem i madh janë rreth 8.000 apartamente që kanë mbetur stok në Tiranë. Çmimi i ndërtimit nuk shoqërohet me fuqinë blerëse. Bashkia do të japë kredi të buta dhe do të shohë të gjitha mundësitë, që këto 8 mijë apartamente që janë të mbaruara, por të pashitura, aty janë gropos lekët, të bëjë të mundur që ti marrin ato që kanë nevojë, dhe me ndërmjetësimin e bashkisë së Tiranës me kushte shumë lehtësuese, në mënyrë që dhe biznesi të zhbllokohet, por që edhe qytetarët që kanë shumë novojë për to, të mund ti blejnë.
2.Bashkia e Tiranës ka përllogarit fondet që të kemi ujë, që të heqim pompat e depozitat nga pallatet tona. Dhe nuk them që kjo do të bëhet në fund të mandatit tim, por kjo do të bëhet që në fillim të mandatit tim. Gjithë Tirana do të jetë me ujë 24 orë, janë të gjitha mundësitë.
3. Një problem është, Tirana është ngjeshur me ndërtime. Do të ulim taksën për ndërtimin në periferi të Tiranës në mënyrë që të rrisim gjallërinë ekonomike në këto zona. Edhe Tiranën e shpëtojmë nga mbindërtimet e nga mbipopullimet.
4.Ne kemi prioritet që të gjitha bizneset e reja që do të hapin vende pune mbi 50 vetë, ti hiqet taksa vendore 4 vitet e para.
5. Bashkia do i ofrojë ndihmë individëve dhe bizneseve për t’u dhënë kredi me interes zero, pa pasur nevojë për kolateral, sepse kolaterialin dhe përqindjen do ti mbulojë Bashkia e Tiranës. Kështuqë, ky fond garancie që sot është 5 milionë euro, ne do ta trefishojmë e ta bëjmë 15 milion euro, cka do të ndikojë në hapjen e 4 mijë vendeve të punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY