Vendimi i Kolegjit për kandidatin e PD në Kurbin “thikë me dy...

Vendimi i Kolegjit për kandidatin e PD në Kurbin “thikë me dy presa”, KQZ nuk respekton as afatin

68
0
Shares

Vendimi i dy ditëve më parë i Kolegjit Zgjedhor, për “fatin” e kandidatit të opozitës për kryetar bashkie në Kurbin, pas zbardhjes së tij, shihet si një “thikë me dy presa”. Ndërsa Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e para disa ditëve të KQZ-së, e cila nuk pranoi zëvendësimin e kandidatit të dorëhequr, duke e lënë garën vetëm me një kandidat nga mazhoranca, nga ana tjetër Kolegji Zgjedhor ia lë sërish në dorë KQZ-së që të vendosë për një kandidat të opozitës, duke i lënë të hapur edhe mundësinë e mospranimit të dorëheqjes së Altin Bibës, sikurse duke i lënë në dorë edhe zëvendësimin e tij me kandidain tjetër Ilir Pjetraj.
Sipas vendimit të zbardhur të Kolegjit Zgjedhor, mësohet se ai ka vendosur për “Detyrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që jo më vonë se data 30. 05. 2015, të marrë vendim për çështjen e regjistrimit të kandidatit të propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, duke trajtuar me themel edhe kërkesën për dorëheqje të kandidatit Altin Biba dhe kërkesën e subjektit zgjedhor Koalicioni Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, të datës 13. 05. 2015 për regjistrimin/zëvendësimin e kandidatit për kryetar, të bashkisë Kurbin, Qarku Lezhë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
vendimi kolegjitSiç shihet gjithashtu nga ky vendim, sot ishte afati i fundit brenda të cilit KQZ duhet të zbatonte vendimin e Kolegjit Zgjedhor, si edhe të merrte një tjetër vendim për emrin e kandidatit të opozitës për bashkinë e Kurbinit. Ky afat është shkelur nga KQZ, e cila ka lajmëruar se nesër do diskutojë dhe do të vendosë për detyrimin e lënë prej Kolegjit Zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY