Ndërsa ditët kalojnë nga ngjarja e pak ditëve më parë, me tre të vrarë në qendër të Tiranës, më shumë detaje dalin në dritë rreth motiveve reale të këtij krimi të rëndë. Grupi hetimor çdo ditë zbulon lidhje mes tre krimeve të ndodhura në harkun kohor të 6 muajve, mes Roterdamit të Holandës dhe Shqipërisë.
Sipas hetimeve të deri tanishme, mësohet se krimi i trefishtë në Tiranë pak ditë më parë te Bulevardi “Zogu I”, e ka zanafillën nga zhdukja e 20 kg koainë të Camorra-s, e cila u pasua me një seri vrasjesh për gjakmarrje.
Ndonëse zyrtarisht dosja e vrasjes së Mentor Lufit (Doçi), që shkaktoi edhe dy viktima të tjera gjatë përplasjes me armë, është dërguar në Gjykatë me motivin “vrasje për gjakmarrje”, duket se shkak real ka pasur një sasi të konsiderueshme droge.
“Zhdukja” e 20 kilogramëve kokainë, me vlerë rreth 1 milion USD, në pronësi të një prej bosëve mafiozë të Camorra-s, dyshohet të ketë sjellë një zinxhirë atentatesh në Holandë dhe Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/