Dy vëllezërit Klevis dhe Markeljan Doci, të cilët ndodhen të arrestuar pas masakrës disa ditë më parë, pranë fakultetit ët Shkencave të Natytrës, në Bulevardin “Zogu I”, rezultojnë me precedentë penalë. Mësohet se dy vjet më parë janë arrestuar nga policia e Dibrës nën akuzën e tentativës së vrasjes ndaj nënës së tyre.
Por në përfundim të hetimeve Prokurori i çështjes konkludoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur para Gjykatës akuzën për tentativë vrasje duke i akuzuar vetëm për kanosje dhe si për rrjedhojë dënimi i Gjykatës ka qenë më i lehtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/