Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dokumenti sekret, 2 luftëtarë të Kumanovës u mbytën në qeli nga policia maqedonase

03/06/2015
Dokumenti sekret, 2 luftëtarë të Kumanovës u mbytën në qeli nga policia maqedonase
Share on FacebookShare on Whatsapp

Disa nga të vdekurit e Kumanovës janë mbytur në qelitë e policisë maqedonase. Një dokument i lëshuar nga ministria e jashtme e Maqedonisë për ambasadën e Kosovës më 12 maj e verteton plotësisht këtë dilemë. Televizion kombëtar në shqip Alsat M ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.
Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema. Ajo është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën, 12 maj. Në këtë letër që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.
Ja çfarë shkruhet në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës:
“Ministria e punëve të jashtme e RM-së shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 20015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:
Fadil Elshani
Esat Kafixholu
Demë Shehu
Andi Krasniqi
Muhamed Krasniqi
Shefqet Avaci
Hajrush Avdija
Betim Kabashi
Genc Sefa
Landrit Rustemi
Beg Bajra
Fatmir Recica
Sevdail Miftari
Lirim Krasniqi
Bajram Elshani
Sami Ukshini
Valdet Zeka
Mirsad Kerimi
Demë Shehu
Sami Ukshini
Mirsad Ndreca
Beg Rizaj dhe
Ziadin Krasniqi”.
Në bazë të kësaj liste, rezulton se emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë si dhe Muhamed Krasniqi i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi që mbajnë të njëjtat të dhëna të lindjes dhe vendbanimit të tij.
Çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
SHËRBIM SKANDALOZ/ Bien tastierat e One, mijëra abonentë me telefon të fikur, bllokohet mundësia për ankesa

ONE Albania rrit tarifat e shërbimeve celulare nga 1 maji

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.