Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafiqeve dhe psotitucionit, në pranga 14 persona

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafiqeve dhe psotitucionit, në pranga 14 persona

77
0
Shares

Një bandë italo-shqiptare e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit, është shkatërruar në Itali dhe Shqipëri. Ndërkohë, mësohet se janë arrestuar 14 persona, që dyshohen si pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në “shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”. Nga të arrestuarit , 5 persona janë Rumunë, 1 person është Italian dhe 8 persona janë shqiptarë, me inicialet E. C.,  A. H.,  E. C.,  K. J., A. D.,  E. Sh., E. V. dhe G. D.
Burimet bëjnë me dije se dy shqiptarët janë arrestuar në Tiranë e Durrës , ndërsa 12 të tjerët në Itali.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit.
Sipas burimeve zyrtare, sot rreth orës 05:30, ka filluar operacioni ndërkombëtar i koduar “BALCANIA”, i shtrirë në Itali ne qytetet Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 14 Urdhër Arreste, nga të cilët dy ndërkombëtar.
Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tiranë dhe Drejtorinë e Policisë se Qarkut Durrës kane bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ergyst Çeka, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY