Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Dhuna në Parlament ndaj Strazimirit, Ndoka dhe Ndreu kërkojnë pafajësi

05/06/2015
FOTO/ Dhuna në Parlament ndaj Strazimirit, Ndoka dhe Ndreu kërkojnë pafajësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata do të vendosë më datën 10 qershor për deputetet e PS-së, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka, në akuzë për dhunën ndaj deputetit demokrat Genc Strazimiri, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.
Në seancën e sotme të gjykimit, gjatë leximit të konkluzioneve të mbrojtjes, Pjerin Ndreu përmes avokatit të tij ka kërkuar pafajësi, duke pretenduar se nuk është i përfshirë në dhunë.
Ndërsa mbrojtja e deputetit Ndoka ka kërkuar pushim të procedimit penal, me arsyetimin se nuk ka pasur rrahje për shkak të detyrës, por pas një sherri, shumë kohë pas seancës dhe jo në foltoren e Kuvendit.
Seancën e shkruar prokuroria lexoi pretencën duke kërkuar konvertimin e dënimit me burg në orë pune për komunitetin ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.
s2_2705Prokuroria e Përgjithshme paraqiti seancën e kaluar konkluzionet përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj deputetëve, duke i kërkuar Gjykatës deklarimin fajtor të tyre. Sipas përfaqësuesve të akuzës, Adnand Xholi dhe Artur Selmani, nga shqyrtimi gjyqësor është provuar plotësisht akuza e ngritur ndaj të pandehurve.
Prokurorët kërkuan dënim me 1 vit heqje lirie për të pandehurin Ndoka dhe 8 muaj heqje lirie për të pandehurin Ndreu. Sipas Prokurorisë, nëse deputetët japin pëlqimin, dënimi i tyre me burg të mos ekzekutohet dhe ata të detyrohen të bëjnë punë të papaguar në interes të publikut, përkatësisht 150 orë pune i pandehuri Ndoka dhe 100 orë pune i pandehuri Ndreu.
Po sipas kërkesës së prokurorëve, nëse të pandehurit refuzojnë zëvendësimin e dënimit me burg me punën pa shpërblim, ata të dërgohen në qeli për të kryer dënimin e kërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.