Skandali me rimbursimin e ilaçeve, i teti nën arrest – drejtori i...

Skandali me rimbursimin e ilaçeve, i teti nën arrest – drejtori i FSDKSH Pjerin Xhuvani

100
0
Shares

Paraditen e së premtes është arrestuar edhe drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani, në lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve.
Më parë, Prokuroria e Përgjithshme kishte urdhëruar ndalimin e 7 personave, dy prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve.
Prokuroria njoftoi se të paktën 8 persona, 3 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve.
Kjo skemë mashtrimi i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY