Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri i Jashtëm grek, në fund të qershorit në Tiranë: Fat për Greqinë që ka emigrantë nga Shqipëria

06/06/2015
Ministri i Jashtëm grek, në fund të qershorit në Tiranë: Fat për Greqinë që ka emigrantë nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se do të vizitojë Tiranën në fund të qershorit, gjatë një takimi informal me korrespondentët e huaj të akredituar në Athinë.
I pyetur për detaje nga korrespondenti i abcnews, Robert Goro, Kotzias tha se vizita do të jetë pjesë e një turi që ai do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
“Ende nuk janë fiksuar datat e vizitave dhe për këtë po punohet me ministritë homologe”, shtoi Kotzias.
Sipas ministrit të jashtëm grek, gjatë takimeve në kryeqytetet fqinje, do të shqyrtohen edhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe, ku Athina do të shprehë predispozicionin pozitiv për zgjidhjen e tyre.
Ftohtësia e raporteve zyrtare mes dy Shqipërisë dhe greqisë, kohët e fundit, nuk e ka zbehur konsideratën e lartë që vetë ministri i jashtëm grek ka për shqiptarët në përgjithësi, dhe emigrantët shqiptarë në veçanti.

I pyetur nga një korrespondent i medias gjermane, mbi rrezikun e infiltrimit të xhihadistëve nga Shqipëria, Kosove dhe Maqedonia, Kotzias e ka mohuar këtë rrezik dhe ka shpjeguar përse:
“Kam miq shumë emigrantë shqiptarë. Në Universitetin e Pireut, kam patur dhe kam shumë studentë nga Shqipëria, shumica e tyre janë ndër studentët më të shkëlqyer. Mund t’ju garantoj se shqiptarët dhe jo vetëm ata të Shqipërisë, nuk janë një popull fondamentalist, siç mund t’i paraqesin mediat ndërkombëtare apo dhe këtu në Greqi. Janë njerëz shumë të hapur, punëtorë të ndershëm dhe miq besnikë. Unë e konsideroj fat për Greqinë që ka emigrantë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit”, tha ministri i jashtëm grek dhe vazhdoi: “Dje firmosa draftin për dhënien e nënshtetësisë greke brezit të dytë, nga dispozitat e të cilit përfitojnë në masë të madhe fëmijtë e emigrantëve shqiptarë. U ndjeva mirë kur hodha firmën time në atë draft”, u shpreh Kotzias, që ngjante shumë i sinqertë në fjalët e tij
.(tribuna shqiptare)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.