Spekulimet e serbe: Priten sulme terroriste në veri dhe Luginë të Preshevës

Spekulimet e serbe: Priten sulme terroriste në veri dhe Luginë të Preshevës

67
0
Shares

Si në rastin e Kumanovës, mediet e Serbisë vazhdojnë të spekulojnë për sulme terroriste që priten të ndodhin në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës.

Ata thonë se tri aksione janë planifikuar të bëhen nga 25 deri 28 qershor. Kështu thekson gjenerali Momir Stojanoviq ish njeriu i parë i VBA (Agjencisë Ushtarake të Sigurisë) dhe kryetar aktual i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimit të sigurisë.

“Kreator të këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para se gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kunder ish pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës për Krime lufte, që pritet të formohet në Kosovë. Duke qenë që formimi i kësaj gjykate është paralajmëruar për shtator, terroristet kanë për detyre që deri atëherë të eliminojnë të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm”, tha Stojanoviq cituar nga indexonline.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY