3 pyetjet e Gert Bogdanit për Ajola Xoxen

3 pyetjet e Gert Bogdanit për Ajola Xoxen

76
0
Shares

Deputeti Gert Bogdani i ka drejtuar 3 pyetje Erion Velisë dhe Ajola Xoxes, bashkëshortes së Erionit lidhur me kontratën e blerjes së aksioneve të kompnisë së deputetit të majtë Mark Frrokut nga biznesmnei izrealit Dzanashvilli.

Sa para ka përfituar ai dhe bashkëshortja e tij nga kjo kontratë?

A ka raportuar ajo në momentin kur u bënë transaksionet e dyshimta financiare, për te cilat ka nisur edhe hetimi për pastrim parash?

Ligji nr 9917, i vitit 2008, e detyron Ajola Xoxen, si përfaqësuese ligjore, të raportojë në momentet kur bëhet një transaksion i dyshimtë, sidomos në vlerat prej miliona eurosh.

Neni 3 thotë se subjektet e këtij ligji janë, avokatët, noterët, përfaqësuesit ligjorë, ekspertët kontabël, etj. Zonja Veliaj është pikërisht përfaqësuese ligjore e z. Dzanashvilli. Ligji e detyronte atë të raportonte transaksionin e dyshimtë.

Neni 4 i këtij ligji, thotë se subjektet, pra pikërisht avokatët e përfaqësuesit ligjorë, duhet të marrin masat për transaksione të dyshimta, apo për transferta që e kalojnë shumën 1 milionë lekë. Zonja Veliaj, ende nuk flet nëse ka denoncuar apo jo tek drejtoria pastrimit të parave.

A ka denoncuar ajo të dhënat e transaksionit që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani brenda pak muajsh, shiten me 1.8 milionë euro?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY